FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.01.2010 19:27:30

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Xhelozia, shkaktare e shumë sëmundjeve

Besohet që stresi i shkaktuar nga xhelozia ka ndikim të madh në nivelin e hormoneve në trup dhe në imunitet, dhe për këtë shkak na bënë më të lig përballë sëmundjeve. Me ‘marrëdhëniet’ në mes të xhelozisë dhe sëmundjeve janë marrë disa mjek nga një institut në Çikago. Rreth 3.000 ‘të trajtuar’ në moshën në mes 57 deri 85 vjet kanë pasur për detyrë që të përcaktojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe pastaj të tregojnë se a vuajnë apo jo nga ndonjë sëmundje. Po ashtu ata është dashur që të përcaktojnë edhe pozicionin e tyre financiar në dallim me shokët e tyre, familjarët, kolegët e punës dhe fqinjët.

Varfëria është e lidhur me shëndetin e dobët

Me këtë analizë është vërtetuar se ata që janë gjendur në nivel të ultë financiar, kanë pasur probleme më të shumta shëndetësore në krahasim me ata që kanë gjendje më të mirë dhe kanë besuar që kanë kaluar më mirë se sa të njohurit e tyre. Sëmundjet e zemrës janë ‘treguar’ si pengesat më të shpeshta shëndetësore në këto raste. Ekspertët që e kanë bërë këtë hulumtim, edhe më parë e kanë ditur që varfëria është e lidhur me shëndetin e dobët, por tani janë paraqitur edhe të dhëna tjera se pozicioni jo i dëshiruar shoqëror po ashtu përfshin ‘barrën’ e saj.

Krahasimet shoqërore, nxitëse të sëmundjeve

Genevieve Pham-Kanter nga instituti në Çikago që e kanë bërë këtë hulumtim, tha se ndjenja e zilisë mund të shkaktojë probleme të shumta me shëndetin. 'Besohet se mekanizmi kryesor psikologjik është stresi kronik i shkaktuar nga ‘krahasimet’ e përditshme në shoqëri nga të cilat fitohet ndjenja se kanë më pak vlerë. Ky stres paraqitet gjithmonë dhe e shkakton nivelin e lartë të hormoneve të stresit të cilat luajnë rol kyç në ‘zhvillimin’ e gjendjeve të ndryshme shëndetësore', sqaroi Pham-Kanter..

Offline

 

02.01.2010 19:27:30

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting