FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 00:01:10

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Zanfina Ismajli: Publiku si barometër

Publiku si barometër
Zanfina Ismajli thotë se gjatë këtij viti ka shënuar suksese në muzikë, por edhe ka ndërruar diçka nga pamja e saj

Nga Ardian Jasiqi  më 01.01.2010 në ora 0:13
Ajo është njëra prej këngëtarëve që nuk i ngutet shumë për të bërë një album. Kohëve të fundit ka qenë edhe në fokus të medieve për këngët që i bën, megjithatë konsideron si barometër më të mirë të suksesit publikun dhe adhuruesit, të cilët e përkrahin në karrierën e saj. Për sukseset e saj, Zanfina Ismajli flet për Express....

Rozë: Si e konsideroni fundin e këtij viti për ju. Të suksesshëm apo pjesërisht të suksesshëm?
Zanfina: Nëse flasim për tërë vitin 2009, ai ka qenë për mua befasi suksesesh. Edhe pse klipin kisha ndërmend ta realizoja më herët, nuk arrita, por doli të jetë më mire që doli në fillim të korrikut sepse asnjëherë më shume së këtë vit s’kam kënduar në koncerte në Kosovë dhe jashtë saj. Publiku, dihet që, është barometri më i mirë i famës, kështu që në çdo koncert kisha numër të madh të publikut. Ishte shumë, shumë kënaqësi.

Rozë: Ndërkohë keni realizuar disa këngë të cilave ua keni bërë edhe spotin. Keni realizuar edhe një bashkëpunim. Si e vlerësoni bashkëpunimin?
Zanfina: Këtë vit kisha shumë oferta për duete. Disa i refuzova, disa i shtyva për 2010, ndërsa me DJ Blunt jemi në proces e sipër. Mendoj se të bashkëpunosh për një këngë është më lehtë sepse gjithmonë dy koka mendojnë më mirë së një.

Rozë: A pritet bashkëpunime në të ardhmen?
Zanfina: Po, gjithsesi. Dhe është interesante që s'do jenë të zakonshme.

Rozë: Sa jeni e angazhuar gjatë Vitit të Ri. A ka Vit të Ri për Zanfinën sivjet?
Zanfina: Po, do të ketë, por me publikun shqiptar të Kërçovës dhe Cyrihut.

Rozë: A ka pasur ndonjë ngjarje të pazakontë për ju gjatë 2009-ës?
Zanfina: Po, ngjarja e fundit që kam bërë para disa dite ishte shkurtimi i madh i flokëve në njërën anë të kokës, që s'pritej nga unë aspak duke marrë parasysh që gjithmonë kam qenë me flokë më të gjata. E konsiderova si shumë të nevojshme sepse shumica e këngëtarëve kishim të njëjtën frizurë dhe desha t’i ik të zakonshmes.

Rozë: Ku keni qëndruar më së shumti këtë vit, është fjala jashtë Kosovës?
Zanfina: Sivjet kam qenë për herë të parë në Belgjikë dhe më ka pëlqyer shumë. Më shumë e pranishme isha në Zvicër, Gjermani, por edhe në Austri.

Rozë: Çka dëshiron t'ju sjellë Babadimri për Vitin e Ri?
Zanfina: Shumë shëndet dhe lumturi. Asgjë me shume :)

Citati: Këtë vit kisha shumë oferta për duete. Disa i refuzova, disa i shtyva për 2010, ndërsa me DJ Blunt jemi në proces e sipër. Mendoj se të bashkëpunosh për një këngë është më lehtë sepse gjithmonë dy koka mendojnë më mirë së një.

Offline

 

03.01.2010 00:01:10

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting