FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 10:58:48

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Adelina Tahiri: Nuk i dua skandalet

Lajm: Ku do jeni për Vitin e Ri, do këndoni diku apo do festoni në familjen apo shoqërinë?
Adelina Tahiri: Natën e parë të Vitit të Ri do të jem në Gostivar, do këndoj.


Lajm: Para rreth një viti keni promovuar albumin e parë. Kur planifikoni albumin e ri?
Adelina Tahiri: Së pari dua të them se jam e kënaqur nga suksesi që arriti albumin i parë. Abumin  e dytë planifikojë ta realizojë në vitin 2010.


Lajm: Cili ka qenë momenti më kritik në punën tënde, atëherë kur e keni ndjerë vetën shumë keq para kamerës dhe anasjelltas, pra momenti më i mirë. Na trego një storie?
Adelina Tahiri: Nuk më kujtohet ndonjë moment i tillë. Momente të mira sigurisht që ka shumë. Kënaqësia ime më e madhe është kur publiku reagon në këngët e mia dhe kërkojnë dhe një këngë tjetër nga unë.


Lajm: Në moment të vështira të karrierës, a do të kishe pranuar që përmes skandaleve të jesh në qendër të vëmendjes, psh. A do të kishe pranuar një skandal siç e bënë atë Britney Spears dhe Madonna.
Adelina Tahiri: Jetës nuk i dihet se çfarë të sjell, mirëpo unë nuk jam tip që preferoj përmes skandaleve të bëjë karrierë.


Lajm: Kush është ne zemrën e Adelinës ( a jeni e dashuruar)
Adelina Tahiri: Po jam e dashuruar në motrën time të vogël (hahahahahah)


Lajm: Sa lexoni dhe cili libër ju ka pëlqyer më tepër
Adelina Tahiri: Lexoj kur më premton koha, e momentalisht e lexoj Code.


Lajm: A të pëlqen puna që e bën?
Adelina Tahiri: Po, shumë.


Lajm; A ke menduar të kalosh nga këngëtarja në autore të një emisioni?
Adelina Tahiri: Edhe pse kam pasur oferta të shumta nuk kam mundur ti pranoj sepse gjithë punët i marrë me përgjegjësi të madhe . Jam shumë e  angazhuar dhe skam kohë për të gjitha punët.


Lajm; Si është puna e një këngëtare, si e konsideron ti vetë ?
Adelina Tahiri; Si këngëtare e suksesshme  pa skandale me një bagash të madh mbas meje, mund të them se është punë e lodhshme por më pëlqen.


Lajm; A mendon se respektohet puna e këngëtareje siç je ti?
Adelina Tahiri; Unë mendoj se respektohet. Askush nuk më ka bërë ndonjë ofertë nënçmuese. Këngët e mia rrotullohen vazhdimisht nëpër mediume. Kohëve të fundit jam shumë e kërkuar edhe nga shqiptarët në diasporë.


Lajm: Cili është niveli i profesionalizmit i këngëtareve tonë ?
Adelina Tahiri: Mund të flas dhe të komentoj vetëm për veten.


Lajm: Si fillon dhe mbaron një ditë e Adelinës dhe sa ke kohë për shoqërinë?
Adelina Tahiri; Fillon në bankën e shkollës së muzikës, vazhdon me ushtrime në piano, pastaj me ushtrime të solo këndimit , nëpër studio në incizime etj, etj...


Lajm: Çfar tipi i mashkullit do ta joshte Adelinën?
Adelina Tahiri: Nuk e di nuk kam kohë të mendoj (hahaha). Disa herë e kam cekur që më kishte joshur bukuria e brendshme, inteligjenca dhe sinqeriteti. Më pastaj gjithë dukuritë tjera që duhet ti ketë një mashkull ideal.


Lajm; A do të kishe kënduar tallava ndonjëherë?
Adelina Tahiri: Ndoshta edhe pse nuk është stilit tim s’ma merr mendja por, ASNJËHERË MOS THUAJ ASNJËHERË .


Lajm; Kush përkujdeset për lookun tuaj?
Adelina Tahiri: Afrodita për trupin tim, kurse Dior për flokët e mia.

Offline

 

03.01.2010 10:58:48

AdBot
Advertisements

#2 03.01.2010 10:59:32

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Re: Adelina Tahiri: Nuk i dua skandalet

http://www.yllpress.com/fotografite/artikujt/adelina_tahiri_2.jpg

Offline

 

#3 03.01.2010 10:59:47

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Re: Adelina Tahiri: Nuk i dua skandalet

http://www.yllpress.com/fotografite/artikujt/adelina_tahiri_3.jpg

Offline

 

#4 03.01.2010 10:59:58

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Re: Adelina Tahiri: Nuk i dua skandalet

http://www.yllpress.com/fotografite/artikujt/adelina_tahiri_7.jpg

Offline

 

#5 03.01.2010 11:00:11

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Re: Adelina Tahiri: Nuk i dua skandalet

Adelina: ...S’kam kohë për meshkujt...
Adelina Tahiri, këngëtarja e re dhe shume e suksesshme nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për gazetën elektronike Yll Press, thotë se nga momenti që e mban mend vetveten, janë 2 gjëra që e shoqërojnë dhe që do ta shoqërojnë më tej: “lëvizjet e mia (valëzimi)dhe këndimi, janë gjëra që mi ka falur Perëndia”.
Zmadho pamjen,...
Adelina: ...S’kam kohë për meshkujt...






















Adelina Tahiri, këngëtarja e re dhe shume e suksesshme nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive për gazetën elektronike Yll Press, thotë se nga momenti që e mban mend vetveten, janë 2 gjëra që e shoqërojnë dhe që do ta shoqërojnë më tej: “lëvizjet e mia (valëzimi)dhe këndimi, janë gjëra që mi ka falur Perëndia”. Adelina ka sqaruar se nuk ka të dashur dhe se nuk ka kohë për meshkujt, por pika e parë që do të më tërhiqte thotë ajo, do të ishte buzëqeshja e tij, inteligjenca dhe sinqeriteti...



Intervistoi: Elma Qaili



Yll Press: -Adelina, me muzikë keni filluar të merreni si e vogël. Po të bëni një krahasim nga ky pozicion, cila periudhë është më e vështirë, ajo e një fëmije këngëtar apo e një këngëtare të rritur?


Adelina: - I një këngëtari te rritur, sepse punën tani që e bëj e marr me më shumë përgjegjësi.


Yll Press: -Kush e zbuloi talentin tuaj artistik?


Adelina: -Talentin e zbulova vet unë dhe familja, nga që është absurde të rrjedhësh nga një familje me artiste dhe të mos e përcjellësh talentin e tyre. Prej kur se e njoh vetveten janë 2 gjëra që më shoqërojnë dhe që do të më shoqërojnë më tej: lëvizjet e mia (valëzimi)dhe këndimi, janë gjëra që mi ka falur Perëndia dhe që i falënderohem Zotit për talentin dhe popullit Shqiptar për përkrahjen e madhe.


Adelina Tahiri
Adelina Tahiri



Yll Press: -Ke publikuar albumin tendë të parë. Sa je e kënaqur me suksesin që ka patur?

Adelina: -Jashtë mase shumë mirë, moshën që e kam suksesi është mjaft mirë.


Yll Press: -Kënga “Vuaj”, është një ndër këngët që është pëlqyer shumë . Poashtu edhe spoti që e ka përcjellur ka qenë shumë i mirë? Na sqaroni pak më shumë në lidhje me këngën dhe spotin e këngës “Vuaj”?

Adelina: -Kënga është punuar me kompozitorin Robert Bilbilov dhe me tekst te Avni Qahilit, kurse realizimin e videoklipit e ka realizuar produksioni “Princ”(Aleksandër). I pëlqyer jashtë mase mirë po mendoj se është këngë me vlera më të dalluara nga këngët që jemi mësuar ti dëgjojmë, po për këtë sukses të kësaj kënge i falënderohem familjes time dhe bashkë punuesve të mi që më përkrahin në ç’do moment.


Yll Press: -Cili zhanër i muzikës ju pëlqen më shumë?

Adelina: -Gjithçka çka është e bukur më pëlqen, ç’do kund dhe ne ç’do vend ku këndohen nota është art dhe kështu që nuk ekziston diçka në art që nuk është e bukur apo e mirë,po mua më shumë më përshtatet stili modern apo R&B.


Zmadho pamjen,...
Adelina Tahiri
Adelina Tahiri



Yll Press: Merrni pjesë nëpër mbrëmje të ndryshme në Maqedoni, Kosovë, në perëndim..etj?. Të pëlqen këndimi live nëpër këto mbrëmje apo play back-u?.

Adelina:- Te neve në përgjithësi te Shqiptarët nuk vlerësohen dhe aq shumë këndimet live, po në lokalet që kam kënduar deri më tani nuk kamë pasur diçka te tillë, po besoj dhe këtij këndimi play beck I ka ardhur fundi.


Yll Press: -Si fillon dhe mbaron një ditë e Adelinës?

Adelina:- Një ditë e Adelinës hmm fillon si një njeri shumë i thjesht dhe normal... Zgjohem në mëngjes duhet cekur se vonohem gjithmonë në shkollë. Në ora 13:30-14:00 mbaroj me shkollë pastaj i kryej obligimet e mia profesionale dhe nëse më mbetet kohë i kushtoj vëmendje motrës së vogël që më mungon në ç’do moment.


Yll Press: -Sa ke kohë të shoqërohesh ?

Adelina: -Aq sa më jepet mundësia.


Zmadho pamjen,...
Adelina Tahiri
Adelina Tahiri



Yll Press: -Del më shumë me koleg këngëtarë, këngëtare, njerëz publik dhe VIP-a, apo edhe me njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë me muzikën dhe show biz-in?

Adelina: -Hmm, jam njeri që gjërat i vlerësoj shumë më ndryshe, njerëzit e mi të afërt që i dua nga zemra nuk kanë të bëjnë më show biz aspak por janë krejtësisht out nga kjo. Po dal dhe me kolegët e mi, pse jo...


Yll Press: -Shoqërohesh me shumë me vajza apo djem?

Adelina: -Me vajza edhe pse kam dhe shokë shumë të mirë që kam besim tek ata dhe që i vlerësoj si shokë shumë të mirë.


Yll Press: -Më shumë u beson djemve apo vajzave?

Adelina: -Të dy palëve ju besoj po ç’do gjë më kufi.


Yll Press: -Kush kujdeset për lookun tënd?

Adelina: -Kujdesem unë vet por gjithashtu më ndihmon edhe mami 


Yll Press: -Cilat janë 3 gjerat qe të bëjnë të mos dalësh nga shtëpia ?

Adelina: -Hmm… Celulari, çanta dhe buzë kuqi.


Zmadho pamjen,...
Adelina Tahiri
Adelina Tahiri



Yll Press: -Ti je ende e re, por duke patur parasysh se dashuria nuk njeh moshë dhe kohë, na thoni a jeni e dashuruar?

Adelina: -Jo nuk jam e dashuruar, pasi që nuk kam kohë ti kushtoj vetvetes kujdes e jo tjetër kujt.


Yll Press: -Çfarë është dashuria për ju dhe cila është fjala që do të doje të dëgjoje gjithmonë nga i dashuri?

Adelina: -Kur dot kem të dashur do t’u tregoj (hahaha)


Yll Press: -Cili është tipi i mashkullit që do të ishte “Princi” i Adelinës?

Adelina: -Po gjithë thonë mos e prit Princin, me kohë se vjen ose vetëm Princi ose vetëm kali, (hahaaha) por pika e parë që do të më tërhiqte do të ishte buzëqeshja e tij, inteligjenca dhe sinqeriteti.


Zmadho pamjen,...
Adelina Tahiri
Adelina Tahiri



Yll Press: -Çka bënë në kohën e lirë?


Adelina: -Kur kam kohë të lirë mundohem ç’do moment ta shfrytëzoj po në të shumtën e rasteve më kohë të lirë jam me motrën e vogël.

Yll Press: -Na thoni cilët janë planet e tua për vitin 2009 dhe çfarë jeni duke punuar momentalisht?

Adelina: -Gjithçka le të mbetet sekret, megjithëse jam në punime e sipër po më mirë le të mbetet sekret nuk dua te premtoj asgjë dua më tepër të realizoj se sat ë premtoj… po dot mbes besnike në popullin shqiptar dhe dot punoj për popullin tim.

Yll Press: -Keni ndonjë mesazh për lexuesit e Yll Press-it dhe për fansat tuaj?


Adelina: -Le të lexojnë Yll-Press-n, le ta përcjellin artin… kurse fansave të mi ju them që i dua shumë dhe le të dëgjojnë kënga të bukura shqipe Made in: AdelinaTairi

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting