FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 15:43:24

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Femrat i duan fjalët

Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 % nga të anketuarat theksonin se shpesh bisedojnë me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnë për këtë çështje sa herë që të takohen. Ato dëshirojnë që përvojën e mirë ta ndajnë me dike dhe në të njëjtën kohë kur janë jo të sigurt dhe të pakënaqur, kërkojnë këshilla nga njëra tjetra, sidomos nga personat që kanë besim në to. Është interesante se femrat jashtë lidhjeve martesore më shumë flasin për përvojat e tyre kur takohen me shoqet. Një e treta e tyre flasin për seks të mrekullueshëm dhe kanë dëshirë t'i përshkruajnë detajet, 90% i shkëmbejnë informatat për kontracepsion dhe teknikat e gjërat tjera, 63% krahasojnë përvojat e tyre më të mira, më të çmendura dhe të hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnë, jeta në çift ka nevoje për intimitet dhe nuk mund të diskutohet me ata që janë jashtë saj.

Trupi yt më çmend, je shumë e bukur dhe tërheqëse, nuk mund t'i largoj duart nga ti...", këto janë vetëm disa nga komplimentet me të cilat meshkujt kohë pas kohe duhet ta lavdërojnë partneren e tyre. Me komplimentet e duhura do t'ia zbukuroni ditën dhe njëkohësisht do ta ngacmoni libidon "e fjetur" dhe do ta përforconi dashurinë. Gruaja privilegjon aspektin global dhe ndjenjësor në një marrëdhënie. Për të është e rëndësishme dashuria, shpirti, pjesëmarrja e ndjenjës në një raport nga ana e partnerit. Një raport i zhveshur nga këto elemente nuk ka kuptim për femrat. Për këtë është e rëndësishme një "lojë" e nxehtë para çdo akti. Por diçka që mund të jetë e kënaqshme për një femër, mund të jetë e bezdisshme për një tjetër. Edhe e njëjta femër nuk ka gjithmonë në kohë dhe vende të ndryshme të njëjtat dëshira apo bezdisje. Për këtë shpesh herë janë të nevojshme dhe fjalët e ngrohta. Meqenëse shumica e meshkujve nuk janë "të shpejtë me komplimente", ndërsa të gjitha femrat dëshirojnë të dëgjojnë sa të bukura janë, sa tërheqëse dhe seksi, ja disa fraza të cilat i rekomandojnë ekspertët për t'u frymëzuar. Fjalët e mira duhet të mos jenë të shumta me qëllim që mos u bie vlera.

Më pëlqen trupi yt

Kjo fjali ka një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk ka femër në botë e cila nuk shqetësohet për pamjen dhe formën e trupit të saj, sidomos kur është e zhveshur. Thoni asaj se e dëshironi dhe do të ndjehet tërheqëse dhe e lumtur. Këtë kompliment është mirë t'ia jepni derisa përkëdheleni ose duke bërë dashuri.

Je aq e mirë

Edhe femrat, ngjashëm me meshkujt, dëshirojnë të dëgjojnë se e kanë kryer mirë "punën". Kështu që mos hezitoni që t'i thoni se sa e mirë është dhe sa mirë e kryen atë. Nëse ia thoni këtë, ndoshta do të jetë e gatshme të provojë diçka tjetër që t'u bëjë të lumtur.

Nuk mund t'i largoj duart nga ti

I thoni asaj se është aq tërheqëse sa nuk mund ta lëshoni nga duart, kjo është diçka vërtet e dëshirueshme. Mendoni se si do të ndjeheshit ju nëse ua thotë një gjë të tillë partnerja juaj. Gjithkush dëshiron të ndjehet joshëse dhe tërheqëse, ndërsa me këtë kompliment, në mënyrën më të mirë do t'i tregoni se sa e dëshironi.

Ne përshtatemi plotësisht

Kjo thënie ju bën sharmant dhe sentimental, ndërsa preferohet të thuhet gjatë përkëdheljes apo marrëdhënieve seksuale. Afrojeni dhe dëshmoni se si përshtaten trupat tuaj, ndërsa këtë ia pohoni me fjalë dhe do të nxisni një kënaqësi të veçantë tek ajo.

Buzët e tua më pëlqejnë shumë

Secila femër është krenare së paku me një pjesë të trupit të saj. Zbuloni se cila është kjo pjesë dhe bindeni atë se është vërtet ashtu.

Edhe pse shumica e meshkujve e kanë vështirë të japin komplimente, këto fjali të shkurta dashurie nuk është vështirë t'i thonë. Nëse ju duken të papërshtatshme atëherë mund t'i modifikoni paksa dhe t'i përshtatni ashtu si ju duket më mirë. Mirëpo, mos hezitoni të thoni diçka të bukur, sepse do të jetë mirë edhe për ju, edhe për atë.

Offline

 

03.01.2010 15:43:24

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting