FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 15:50:48

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Sekretet e dashurisë, të bazuara te shifrat

A ekziston vërtet kufiri shtatëvjeçar? Sa herë bëjnë dashuri të tjerët?

Sa seks duhet bërë? Sa janë gjasat që një burrë të lërë bashkëshorten për dashnoren? Ekziston vërtet diçka si kufiri shtatëvjeçar? Dhe përse ti nis të grindesh sa herë që ai të lë të ngasësh makinën? Sipas mjekes dhe drejtoreshës së revistës mjekësore "British Medical Journal", Luiza Dilner, për të gjitha këto pyetje ekzistojnë përgjigje shkencore.

Në librin e saj "Dashuria përmes numrave" jep përgjigje të provuara statistikisht për pyetje mbi seksin, njohjet, martesën dhe tradhtinë. "Kur isha prind i vetëm me dy fëmijë, pyesja veten nëse do të arrija të njihja dikë tjetër", thotë. "Mundësitë më dukeshin tepër të vogla, edhe pa marrë parasysh faktin se sa e padobishme isha si partnere në atë çast. Më pas lexova artikullin e një gazete që thoshte se 70 për qind e prindërve të vetëm kanë shanse të mira të gjejnë partner brenda pesë vjetësh. Më la pa fjalë kjo statistikë. Nuk do të më shkonte kurrë ndër mend se mund të ekzistonte një përgjigje statistikore për pyetjen: ‘Do kem rast të njoh dikë‘"?

"Mendoja se diçka e tillë kishte të bënte vetëm me rastësinë dhe se askush nuk mund të parashikonte gjëra të tilla", vazhdon mjekja. "Në rast se sipas statistikave rezulton se do ta kem këtë shans, as që kam nevojë të lodhem për ta kërkuar. Dhe në fakt partnerin e takova te festa e një shoqeje - që sipas kërkuesve janë vende shumë të mira për njohje të reja - dhe jam përkrah tij që prej asaj dite. Zbulimi i asaj statistike më bëri të pyes veten se sa përgjigje të tjera mund të ofrojnë statistikat lidhur me pyetje të panumërta të raporteve në çift".

Propozimi

Sipas sondazheve, 60 për qind e njerëzve mendojnë se është tepër romantike që partneri t‘u propozojë martesë ditën e Shën Valentinit, megjithëse në rast se e dashura jote dëshiron të martohet me ty, do ta mirëpresë propozimin kurdo qoftë. Një sondazh i kryer mbi më shumë se 8 500 njerëz, zbuloi se dy të tretat e martesave kanë nisur me propozim zyrtar - që vazhdon të bëhet në pjesën dërrmuese të rasteve nga meshkujt. Një tjetër sondazh i zhvilluar në Amerikë, gjatë të cilit u pyetën 50 mijë veta, mendojnë se propozimi është i nevojshëm.

Të gjitha studimet arrijnë në përfundimin se gjestet solemne në të tilla raste luajnë rol shumë pozitiv. Një tjetër studim amerikan tregoi se pjesa më e madhe e femrave pëlqenin që me këtë rast partneri t‘u dhuronte një buqetë trëndafilash të kuq. Femrave u pëlqen gjithashtu shumë që partneri atë ditë të gatuajë dhe ta përgatisë vetë atmosferën e rastit në shtëpinë e tij.

Kufiri shtatëvjeçar

Jemi të martuar prej 7 vjetësh dhe shkojmë mjaft mirë, por vërtet pyes veten nëse ekziston diçka si kufiri 7-vjeçar. Nëse po, ç‘duhet bërë për ta kaluar?

Ideja e kufirit 7-vjeçar vjen nga filmi me të njëjtin titull i Merilin Monrosë. Në jetën reale, Zyra e Statistikave Kombëtare në Britani thotë se 19 për qind e divorceve ndodhin nga katër deri në shtatë vitet e para të martesës; 27 për qind mes pesë dhe nëntë viteve; dhe 13 për qind mes 15 dhe 19 viteve. Në Britaninë e Madhe kohëzgjatja mesatare e martesave për gratë e martuara mes moshave 25 - 34-vjeçare është rreth shtatë vite. Sipas profesorit të Universitetit të Uinskonsit, Lerri Bamp, në Amerikë 50 për qind e martesave marrin fund përpara shtatë viteve. Çiftet që jetojnë gjithë kohës së bashku e ezaurojnë më herët këtë periudhë kohore.

Kufiri shtatëvjeçar e reflekton më shumë zhgënjimin e partnerëve nga njëri-tjetri, se sa kërkimin e alternativave të reja (më shumë se 50 për qind e grave i konsiderojnë sjelljet e pakuptimta si arsye të divorcit, ashtu si veprojnë 31 për qind e burrave).

Seks me ish të dashurin

Jam e martuar, kam dy fëmijë dhe sapo mora një e-mail nga i dashuri im i parë. Më tha se është i martuar dhe shumë i kënaqur nga martesa dhe se veç dëshironte të më përshëndeste. Duhet t‘i përgjigjem, apo ta fshij?

Fshije në rast se do ta ruash martesën. Një sondazh i revistës "Time" tregoi se 60 për qind e njerëzve mendojnë shpesh për dashuritë e para. Doktoresha Nensi Kalish, e Universitetit të Kalifornisë, zbuloi nga 1 300 të anketuar në moshë madhore të përzgjedhur rastësisht, se një e treta e tyre, nëse u jepej mundësia, do të martoheshin me njeriun me të cilin kishin ndarë dashurinë e parë. Zotëron gjithashtu edhe të dhëna për 2 500 çifte që janë bashkuar. Pjesa më e madhe (84 për qind) kthehen te njeriu që kanë dashur para moshës 22-vjeçare. Zakonisht ndodh të jenë ndarë ngaqë kanë qenë shumë të rinj, janë zhvendosur me banim diku tjetër, apo për shkak të mosaprovimit të prindërve - gjithsesi nuk ka pasur lidhje se si shkonin me njëri-tjetrin.

Do ta lërë tjetrën për mua?

Kam rënë në dashuri me një burrë të martuar e me dy fëmijë. Thotë se nuk do të vazhdojë të qëndrojë me të shoqen, pasi fëmijët të jenë rritur pak. Por realisht ka ndonjë shans që ta lërë bashkëshorten për mua?

Të flasim hapur, shanset nuk janë në favorin tënd. Psikologia amerikane, Xhen Halper, intervistoi 4 126 biznesmenë të rëndësishëm për librin e saj "Dëshpërimi i heshtur - e Vërteta mbi burrat e suksesshëm". Zbuloi se 88 për qind e tyre qenë në shtrat po aq të suksesshëm sa ishin në zyrën e takimeve, duke qenë se kishin pasur të paktën një lidhje jashtëmartesore. Por zbuloi se vetëm 3 për qind e tyre i kishin lënë bashkëshortet për hir të një gruaje tjetër. Doktoresha Lana Staheli ka arritur në përfundimin se vetëm 10 për qind e njerëzve divorcohen për t‘u martuar me dashnoret dhe kur e bëjnë këtë, më shumë se 70 për qind e martesave të reja përfundojnë gjithashtu në divorce.

Edhe më pesimiste në këtë kuadër janë të dhënat që servir në librin "Gënjeshtra private: Pabesia dhe tradhtia e intimitetit" psikiatri Frenk Pitman, i cili bazohet tek intervistat e 100 çifteve. Pitman thotë se këto martesa nuk funksionojnë, pasi realiteti është i hidhur - jeta e përbashkët nuk është aq ndjellëse sa seksi në një dhomë hoteli - dhe se ndaj njeriut me të cilin ke nisur marrëdhënien jashtëmartesore ushqehet shumë mosbesim, ashtu si ekziston edhe një lloj bindjeje se një gjë të tillë në të ardhmen do ta bëjë edhe ty.

Offline

 

03.01.2010 15:50:48

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting