FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 16:03:47

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Bimët që zgjojnë epshin

Bimët që zgjojnë epshin

Bimët që zgjojnë epshin Njerëzit, kudo në botë, prej kohësh flasin për disa ushqime që i atribuojnë një nxitje të epshit, dhe kjo falë ushqimeve afrodiziake.

Fjala “epsh” vjen nga perëndesha greke e dashurisë, Afërdita, që nxit magjinë e ndjenjës së zjarrtë dhe seksit tek çiftet e reja. Legjendat tregojnë se Montezuma II, sundimtar i njohur Astek gjatë pushtimit spanjoll të Meksikës, pinte 50 gota çokollatë në ditë për të përmbushur të gjitha dëshirat e haremit të tij.

Dhe nëse mendoni se në zgjedhjet tuaja bëhet fjalë vetëm për një person të vetëm, nuk ka pikë dyshimi që duke përdorur recetat me ushqime afrodiziake do t’ia arrini qëllimit. Por a ka gjë të vërtetë lidhur me to?

Kanella-Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Është elementi kryesor në recetat e Krishtlindjeve. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.

Dafina-Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.

Majdanozi-Ai mund të përdoret në rreth 30 lloj gatimesh, si në mish, peshk, sallatë.

Hudhra-Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula, për shkak të shijes së saj. Përdorej si i vetmi afrodisiak që në kohë të lashta. Sot është provuar se substanca kimike që shkakton aromën e hudhrës ndodhet edhe në sekrecionet intime femërore.

Orizi-Është simboli i fertilitetit. Kur me pafajësinë më të madhe nuses dhe dhëndrit i hidhet oriz gjatë dasmës, shumë pak e dinë që në brendësi është pikërisht ky sekret. Disa kanë mendimin se është e pamundur që të eksitosh ndonjë njeri me një pjatë oriz, por prova më e mirë për fertilitetin që ka orizi është fakti i mbipopullsisë që ka Kina.

Patëllxhani-Konsiderohet eksitus, sidomos kur përgatitet me përbërës të tillë si hudhër, qepë, spec dhe erëza të tjera.

Qepa-Është thelbësore për të gjitha llojet e kuzhinave, që nga më erotikja deri tek më e thata.

Spinaqi-Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, forcon trupin dhe ankthet e dashurisë.

Fasulet-Për romakët ishin stimulante dhe lulja simbolizonte kënaqësinë seksuale. Supa me fasule simbolizonte kënaqësinë seksuale dhe u ndalua në shekullin e XVII nga kolegji i murgeshave te San Jeronimo për të ndaluar eksitimet.

Misri-Simbolizon fertilitetin dhe bollshmërinë.

Speci-Duket se e vetmja gjë erotike që ka, është forma e tij. Por në disa rajone konsiderohet eksitus, ndërsa në disa të tjera konsiderohet si kundër afrodiziak.

Domatja-Ka origjinë nga Amerika dhe duhet të futej në kategorinë e frutave. Spanjollët e sollën domaten në Evropë si “molla peruane” dhe “molla e dashurisë”. Mishi i saj i ngjeshur i kuq dhe sensual mori shpejt shume famë, sepse besohej shumë në fuqinë e saj stimuluese.

CILAT JANË USHQIMET QË NXISIN EKSITIMIN

Valeriana në doza të vogla mund të jetë stimulant, birra e bashkuar me verën në sasi të vogla përdorej në të kaluarën si eksitues, por në doza të mëdha ato do të bezdisnin dhe dashuria nuk do të kishte jetë.

DASHURIA, AFRODIZIAKU NUMËR 1

I vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe imagjinata. Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit. Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata. Kontrasti dhe surpriza janë erotike, një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak. /Telegrafi/

Offline

 

03.01.2010 16:03:47

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting