FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:08:03

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Si t’i shmangni keqfunksionimin seksual

Si t’i shmangni keqfunksionimin seksual

dashuriRreth 43 për qind e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë, tek faktorët psikologjikë deri tek mosmarrëveshjet në çift.

Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si ju doni. Mbase mund të jeni të çorientuar apo të stresuar, dhe kjo gjendje pasqyrohet edhe në sferën seksuale.

Duke qenë të zënë me punë dhe probleme të ndryshme ju mund të lini mënjanë marrëdhënien tuaj dhe jetën në çift. Si pasojë e kësaj jeta juan në çift mund të ketë “keqfunksionim” seksual dhe nuk jeni e vetmja. Rreth 43 për qind e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës.
Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë, tek faktorët psikologjikë deri tek mosmarrëveshjet në çift. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vështirësive, studiuesit kanë hartuar disa këshilla për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që paraqesin probleme të kësaj natyre.

Depresioni

dashuri_1Gjendja jo e mirë shpirtërore, karakterizohet nga ndjesitë e të qenit i mërzitur, i pavlerë, i lodhur, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, por padyshim edhe në jetën tuaj seksuale. Ende nuk është arritur të kuptohet shumë mirë se pse depresioni e ndikon seksin, por një pjesë e shkakut mund të jetë fakti që nuk ndiheni mirë me veten dhe vlerat tuaja, duke shtuar nivelin e ulët të energjisë “spërkat” edhe dëshirën për kënaqësi, pra për të bërë seks.

Si të veproni

Kërkoni ndihmën e duhur, sidomos nëse keni mendime të tilla si ideja për të kërkuar divorc. Ushtrime të ndryshme mund t’u ndihmojnë t’i risillni vetes buzëqeshjen, nivelin e energjisë duke rritur kështu nivelin e gjakut përveç se pjesët e tjera të trupit edhe tek organet gjenitale. Por vlen për t’u theksuar se disa mjekime, të cilat përdoren për të kuruar gjendjen tuaj depresive mund të ulin dëshirën tuaj seksuale dhe të ketë një efekt krejt negativ për t’u bërë sërish aktiv në marrëdhënien tuaj.

Imazhi i dobët i trupit tuaj

Nëse mendoni se nuk keni një trup të bukur, duke filluar që nga duart dhe deri tek gjoksi, të jeni të sigurt se do të ndikoni negativisht dëshirën tuaj seksuale. Nuk ka rëndësi nëse partneri ju thotë se jeni femra me e bukur dhe e nxehtë që ka takuar ndonjëherë, nëse nuk ndiheni e tillë, asgjë nuk mund të ndryshojë mendimin tuaj.

Si të veproni

42-19541181Mendoni si në të kaluarën. Risillni në mend kohën kur ishit në “top formë” seksualisht dhe mendonit se ishit më e mira. Ajo çfarë vishnit për shembull, fustanin tuaj të zi të preferuar, çfarë parfumi përdornit, çfarë të brendshmet preferonit etj. Kjo mund t’u ndihmojë të sillni në mend zakonet dhe “intrigat” tuaja seksuale të dikurshme. Përkujdesja për fizikun dhe pamjen tuaj të jashtme mund t’u dhurojnë më shumë energji dhe të shtojnë edhe më shumë dëshirën për seks.

Problemet në çift

Padyshim që problemet në çift mbeten numri një i cili ndikon më shumë eksitimin dhe orgazmën tuaj. “Është hidhërimi dhe mërzia e pathënë që çon në fyerje. Shumë meshkuj mund të mërziten nga bashkëshortja e tyre që nuk i lë të dalin me shokët dhe të marrin kënaqësitë e djalërisë, ndërsa tek femrat mërzia shkaktohet nga puna e bashkëshortëve”, shprehen studiuesit rreth problemeve në çift.

Ndryshimet gjatë pubertetit

Puberteti është periudha e shumë ndryshimeve. Trupi i një djali fillon të ndryshojë kur ai është nga 11 deri në 20 vjeç. Shumë djem shqetësohen sepse nuk zhvillohen aq shpejt sa do të dëshironin. Mbani mend, çdo individ ka kohën e tij të ndryshimit. Disa djem e nisin herët pubertetin, dhe disa atë tjerë më vonë. Secili djalë do të kalojë pubertetin në sajë të “shpejtësisë” së tij. Pjesa më e madhe e ndryshimeve shkaktohen nga hormoni mashkullor i testosteronit i cili fillon të prodhohet nga vetë trupi. Testosteroni prodhohet tek testikujt. Si pasojë e rritjes së sasisë së testosteronit, penisi dhe testikujt fillojnë të rriten. Po ashtu edhe qimet në pjesë intime të trupit, por edhe në pjesë të dukshme si mjekër, apo këmbë fillojnë të errësohen. Zëri fillon të behët më i thellë dhe në disa raste mund të trashet apo zbutet. Testikujt fillojnë të prodhojnë spermë,kjo do të vazhdojë të ndodhe për të gjithë jetën e mashkullit.

Shkaktarët e impotencës

dashuri_3Një ndër shkaktarët numër një të impotencës tek meshkujt është edhe përdorimi i duhanit në mënyrë të rregullt. Përveçse shkakton shumë sëmundje të ndryshme në mushkëri, duhani është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të impotencës seksuale, madje që në moshë të re. Çrregullimet mund të lindin në çfarëdo lloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual. Ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual. Studimet e bëra kanë treguar se impotenca nuk është e trashëgueshme. Nëse vetëm 10 vjet më parë, shkencëtarët e kishin lidhur impotencën seksuale me trashëgiminë, tani kjo nuk vlen më. Pasi sipas të dhënave më të fundit, nga të gjitha anketat që janë kryer në grupmosha të ndryshme ka rezultuar se në të vërtetë, çrregullimet seksuale nuk kanë lidhje me trashëgiminë.

Problemet dhe komunikimi

Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: Çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla. Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Edhe raporti midis prindërve dhe fëmijëve ndikon në ardhmërinë e jetës se tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë përshpejtimin e një çrregullimi seksual; po kështu, në rastet e ekzistencës së çrregullimeve seksuale.  Gossip.al

Offline

 

03.01.2010 17:08:03

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting