FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:08:22

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Detajet që s’duhet t’i mungojnë jetës në shtrat

Detajet që s’duhet t’i mungojnë jetës në shtrat

Keshilla seksualePër të pasur një marrëdhënie të mirë është e rëndësishme që të kombinohen dy faktorë: Dashuria dhe seksi. Dashuria është një ndjenjë që lind natyrshëm ndaj edhe mundësitë për të dhënë këshilla janë të pakta. Ndërsa për sa i përket jetës në krevat ka disa mënyra, të cilat mund të vijnë natyrshëm, por edhe mund të mësohen.

Disa nga këshillat që japin studiuesit janë:

Vështrimi

Stimulimi me anë të vështrimit erotik eksiton të dyja gjinitë, por burrat janë më të prirë që të varen prej mënyrës se si e sheh partnerja. Eksitimi i tyre vjen duke u rritur nga shikimi erotik, në të kundërt femra preferon përfytyrim mendor të seksit që ndizet.

Vëmendja

Dhurojini syve të tij habi dhe vishni diçka seksi, apo tërhiqeni partnerin duke përdorur shenja delikate dhe seksi si, për shembull, duke lëpirë buzët apo duke hequr çorapet. Mos u shqetësoni nëse u duket vetja budallaqe, kur vjen puna për seks sa më shumë dramacitet, aq më mirë është. Ndizni disa qirinj, para se të bëni banjë, përdorni vajra aromatikë, gatuani pjatën e preferuar të bashkëshortit dhe ushqejani atë në krevat.

Zërat

Të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë një rënkim kënaqësie që vjen nga buzët e të dashurës. Shumë çifte harrojnë kuptimin dhe rëndësinë e rënkimit, sidomos nëse është e përbashkët dhe bëjnë seks në qetësi absolute. Nëse shihni një film, ku aktorja gjatë eksitimit fillon të rënkojë më aq fuqi sa ka, sigurisht që pjesa më e madhe juaja do të ndjejë ndryshim në organin gjenital, por nëse ky rënkim vjen gjatë një akti seksual i jep marrëdhënies një dimension dhe kënaqësi tjetër.

Aroma

Aroma e trupit të partnerit është ajo që na lidh me shumë me të. Shpesh nuk është e nevojshme të harxhoni kaq shumë parfume dhe aroma të tjera për trupin, pasi aroma që mban trupi juaj është padyshim më e mira dhe më nxitësja.

Shija

Pastrimi i tepërt ka tendencën të largojë sekrecionet e seksit dhe shijen të cilën partnerët e pëlqejnë ta shijojnë. Ngacmimi dhe përkëdhelja me gjuhë e partnerit, sidomos gjatë seksit oral, është vërtet seksuale, kështu që përpiquni të mos largoni këtë ndjesi, duke përdorur produkte të tepërta pastrimi.

Risi

Është koha që të lini dritat ndezur, sepse imazhet e forta erotike i dhurojnë trurit tronditje kënaqësie. Nëse jeni duke bërë seks oral kujdesuni që ai të shohë gojën dhe gjuhën tuaj teksa e përkëdhelni. Kontakti i fortë i syve e bën atë të arrijë kulmin e eksitimit dhe e nxit për një seks më të fuqishëm.

Jini vetvetja

Performoni një striptizë për partnerin tuaj kur ai të jetë kthyer nga puna. Tregohuni të kujdesshme që të hiqni veshjet tuaja në mënyrë të ngadaltë dhe joshëse. Mos u ngutni dhe sigurohuni që të ruani kontaktin e syve. Nëse ndiheni në siklet, të jeni të sigurta që ai do të mendojë se në atë moment të dy keni shkuar në parajsën e seksit.

Marrëdhëniet mes çiftit

Jeta në çift mund të shkojë mirë vetëm kur dy njerëz janë të dashuruar dhe arrijnë të krijojnë intimitetin e tyre. Por rreziku i parë që i kanoset është rënia në rutinë. Pikërisht për këtë problem kaq serioz nuk ka ditë që gazetat dhe revistat të mos kenë të publikuar një artikull, që të mos flitet në radio apo në televizor, që të mos i kërkohet një këshillë një miku apo mikeje të zemrës apo edhe një eksperti. Në kohët e sotme kur stresi është bërë pjesë e pandashme e ditëve tona, të dëgjosh që një çift ka një marrëdhënie perfekte është gati e pamundur. Gjithmonë do të ketë një arsye për të prishur atë që të gjithë e kërkojnë, perfeksionin, pasi patjetër do të dalë diçka që nuk do të funksionojë si duhet. Megjithatë qenia njerëzore e rritur është në gjendje të krijojë një raport intim me një individ të seksit tjetër me qëllim që ky raport të jetë i fortë dhe i gjatë në kohë.

Lidhjet që zgjasin në kohë

Kohët në të cilat jetojmë kërkojnë më tepër vetëdije për rëndësinë e lidhjeve sociale me njerëzit e shoqëruar me një dëshirë në rritje për të kënaqur nevojat dhe për të hyrë me të tjerët në lidhje intime, të forta, ekskluzive, për ta kuptuar, respektuar dhe mbështetur fort njëri tjetrin. Me një fjalë kërkohen lidhje intime që të zgjasin në kohë. Njeriu nga natyra është mjaft social dhe ka nevojë që të përballet me të tjetër, të ndjehet pjesë e një grupi, të hyjë në relacione të ndryshme, ku ai arrin të kuptojë se çfarë e dallon dhe çfarë e bashkon me të tjerët. Autonomia individuale dhe aftësia për të dashur shkojnë bashkë derisa një njeri të arrijë pavarësinë e vërtetë të tij, të jetë i vetëdijshëm për atë që është dhe sa më shumë që të maturohet në këtë aspekt aq më shumë është në gjendje që të hyjë në intimet me tjetrit pa cënuar unin e tij.

Intimiteti i suksesshëm

Aftësia për të komunikuar, për të respektuar, për të pranuar limitet reciproke, për të vlerësuar potencialitetet e secilit, për të ndarë dhimbjet dhe pasiguritë, për të falur dhe toleruar gabimet, janë disa nga çelësat magjikë që garantojnë një mbarëvatje dhe intimitet të suksesshëm në marrëdhëniet mes dy njerëzve. Sipas disa studimeve, nëse dy njerëz ndjehen në intimitetin e tyre, kjo shoqërohet me një sërë të mirash si: humori i tyre është më i mirë, vështirësitë kalohen më kollaj, fizikisht individët ndjehen shumë më mirë, zemra funksionon më mirë, lëkura bëhet më e bukur, luftohet stresi dhe së fundi jetohet më gjatë. Por sa na lejon jeta që bëjmë të kemi pjesën tonë intime, ta ruajmë atë me fanatizëm, apo përkundrazi ndarja e këtij intimiteti me të tjerët na duket një gjë fare normale? Le të diskutojmë më në detaje për këtë problem. /Gossip.al

Offline

 

03.01.2010 17:08:22

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting