FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:18:15

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Një kënaqësi që zgjat

Një kënaqësi që zgjat



Kënaqësia mashkullore në pjesën më të madhe të rasteve është më e shpejtë për t’u arritur krahasuar me atë femërore. Atëherë ja një seri teknikash dhe këshillash të sugjeruara nga seksologët, për të akorduar më mirë kënaqësinë Trupat njerëzorë janë si instrumentet muzikore. Për të ekzekutuar një melodi harmonike duhet të mësojë të dialogojnë dhe të luajnë mes tyre.


Disa këshilla për ty


1. Mbuloje me përkëdhelje

Përkëdhele gjatë në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë kënaqësia shpërndahet kudo dhe pa u përqendruar vetëm tek organet gjenitale. Kjo fazë paraprake do t’i krijojë mundësi aktit të zgjasë më shumë dhe të jetë më intensiv.

2. Shmang lojën e gruas fatale

Të ngopësh atmosferën me eksitim ndonjëherë është kundërproduktive. Për të zgjatur edhe më shumë aktin është më mirë të përqendroheni tek ëmbëlsia dhe qetësia.

3. Kërcim i ëmbël

Ai poshtë, ti lart. Në pozicionin e amazonave ai është më pasiv. Në këtë mënyrë ti mund të kërkosh me ëmbëlsi kënaqësinë tënde pa forcuar të tijën.

4. Vendos unë për gjithçka

Të marrësh iniciativën dhe ta lësh atë pasiv është një mënyrë e mirë për të kënaqur fantazitë dhe për ta çuar drejt kënaqësisë reciproke. Gati të gjithë burrat ëndërrojnë të konsiderohen objekte kënaqësie. Ti do të vendosësh si rregullat ashtu edhe ritmin.

5. Ma lër mua në dorë...

Është një veprim që të lejon të shtrëngosh bazën e penisit nga lart poshtë, në mënyrë të vendosur në momentin kur afrohet ejakulimi. Në këtë mënyrë procesi bllokohet. Nuk është shumë romantike por është vërtet shumë efikase.

6. Kërkoi të ndalojë

Kur ndjen se orgazma e tij po afrohet, kërkoi me ëmbëlsi të ndalojë. Shpjegoji se, edhe pse në pamje të parë duket frustruese, në realitet nuk bën gjë tjetër veçse rrit dëshirën dhe zgjat më shumë kënaqësinë.

7. Drejtoje drejt kënaqësive të reja

Penetrimi nuk është instrumenti i vetëm i kënaqësisë. Përkëdheljet apo puthjet mbi klitor janë gjithashtu shumë efikase. Prandaj drejtoje ku të duash.

8. Tronditu nga pasioni

Propozoi të bëni seks shumë shpejt. Pa u shqetësuar për rezultatin. Nëse ai do të shohë se të pëlqen edhe kur shpejton, do të ketë më pak antik për sa i përket performancave të tij. Rezultati: më pak stres dhe një mbyllje përrallore.

9. Pëshpërit fjalë të ëmbla

“Të dua”, “Më bën të ndihem mirë”. Kur vëmendja spostohet në butësinë dhe jo në pasionin e egër, kënaqësia është më e thellë. Në këtë mënyrë edhe akti zgjat më shumë.

10. Mobilizoje

Gjatë raportit ndalo dhe bëje të dëgjojë emocionin e të qenit një trup. Kjo ndjesi bashkimi është e ëmbël dhe për një moment do të t’ju lërë pezull.


Disa këshilla për të


1. Merr frymë thellë

Kur ndjen se ejakulimi po afrohet, bëj një frymëmarrje të thellë. Në këtë mënyrë eksitimi zvogëlohet dhe ejakulimi vonohet.

2. Pëshpërit fjalë dashurie

Provo të thuash fraza sentimentale. Për shembull: “Je kaq e bukur”, “Sa shumë të dua”, “Të adhuroj”, etj. Ndjenjat dhe emocionet zënë vendin e eksitimit. Dhe gjithçka bëhet më pak e egër dhe më e thellë.

3. Provo teknikën stop and go

Metoda e famshme amerikane. Kur ejakulimi afrohet, ndalon dhe rri pa lëvizur. Pastaj, pas disa çastesh fillon sërish, go dhe vrapi vazhdon. Me lojën stop and go mund të zgjasni gjithë natën.

4. Sprapsu

Është e rëndësishme të dish të dëgjosh dhe sapo të arrish në limit të ejakulimit, bëj një hap mbrapa. Për të frenuar eksitimin mos vrapo shumë dhe ndalu në ndjesitë e të parit dhe të të prekurit.

5. Ajo sipër teje

Kërkoi që ajo të rrijë sipër teje dhe lëri në dorë ritmin. Është ajo që do të vendosë nëse lëvizjet do të jenë në kërkim të kënaqësisë maksimale. Në fillim me ngadalë dhe pastaj sa më shpejt, do të bëni bashkë rrugën që ju çon drejt kënaqësisë reciproke.

6. Jepi fuqi

Përkëdhelje, puthje, lëvizje, pozicion... herë pas here lëri asaj që të zgjedhë vazhdimin e lojës. Kjo teknikë është shumë eksituese, por fakti që rri pasiv të lejon të mos vraposh shumë. Orgazma do të vijë ngadalë, e shoqëruar nga kënaqësia e partneres.

7. Zgjat fazën përgatitore

Kjo është një praktikë e përsosur për femrën dhe shumë e përsosur për mashkullin. Të ndalesh në përkëdheljet, në puthjet, në masazhet, zgjat raportin dhe ushqe dëshirën.

8. Kontrollo fantazitë

Çdo burrë ka fantazi që janë në gjendje ta çojnë automatikisht në ejakulim. Në këtë rast vlen këshilla për të qëndruar paksa i kthjellët, të mos e lësh mendjen të vrapojë shumë. Kujto se salla e komandave të orgazmës është në kokën tënde.

9. Dëgjo

Duhet të jesh në përgjim të trupit, për të kuptuar se cilat janë shenjat e para të ejakulimit. Mund të duken si ndjesi të papritura nxehtësie, shkarkime të lehta elektrike, ose një ndjesi  e veçantë që fillon nga poshtë. Kur ndizet sinjali i kuq, duhet të ndalosh.

10. Butoni magjik

Ekziston një pikë, një “buton” që të lejon të ndalësh përkohësisht ejakulimin. Kjo pikë ndodhet mes testikujve dhe anusit. Kur orgazma afrohet, mjafton të ushtrosh një presion të lehtë dhe gjithçka ndalet.

Offline

 

03.01.2010 17:18:15

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting