FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:19:33

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Kur puna të shpëton jetën...

Kur puna të shpëton jetën...



Puna mund të na lodhë fizikisht, por në shumë raste ajo na ndihmon që të gjejmë sigurinë e duhur për vazhdimësinë e jetës. Pra, me pak fjalë, mund të themi që puna na shpëton jetën Jo gjithnjë puna është një lodhje: shpeshherë ajo vë në lëvizje një numër shumë të madh emocionesh, të cilat ndikojnë edhe në identitetin individual të personit. Një fakt të tillë e dinë shumë mirë të gjithë ata që në këto kohë krizash kanë humbur punën e tyre dhe përveç makthit të mungesës së parave, te këta njerëz fillon të pështjellohet edhe rënia e menjëhershme e autostimës.

Për të reflektuar më mirë rreth këtij fakti mjaft domethënës, mjafton t‘i referohemi edhe një deklarate shumë të fortë të bërë pak ditë më parë nga diva e muzikës pop, Madonna, e cila ka folur pa dorashka për jetën e saj private. Në një intervistë për mediat në Amerikë, pas një turi rraskapitës nëpër të gjithë globin, Madonna ka rrëfyer së në momentet e fundit të lidhjes së saj martesore (pak muaj më parë Madonna zyrtarizoi divorcin me bashkëshortin e saj Guy Ritchie) ajo kishte menduar edhe vetëvrasjen: dhe për t‘u larguar nga këto mendime esktreme kishte qenë vetëm impenjimi me aktivitete të ndryshme, veçanërisht të lodhura, me aktivitetin e saj si këngëtare.

Në të vërtetë Madonna, duke referuar asaj që tregoi në intervistën e saj, ka eksperimentuar te vetja "terapinë e forcës", ku puna mund të ushtrohet mbi trup dhe shpirt në momente të ndryshme e të vështira të jetës, për ta larguar vëmendjen nga shqetësimet sentimentale. Është e qartë se fundi i një lidhje dashurie, pështjellohet te një njeri në një masë shumë të madhe vuajtjeje. Por nëse një gjë e tillë ndodh në moshën 50-vjeçare, atëherë kjo situatë bëhet dramatike, pasi ndodh pikërisht në një moment ku njeriu është i ngarkuar jashtëzakonisht shumë psikologjikisht. Dhe Madonna ka eksperimentuar 2 gjëra njëherësh.

Ndaj iu desh që të hidhej në fushën ku ajo ndihej më e fuqishme dhe shumë më e sigurt, atje ku gjeti edhe hapësirën e mjaftueshme për të mos u menduar gjatë, por njëkohësisht edhe në konfirmimin që ajo është e adhuruar nga fansat e saj. E për ta bërë këtë, këngëtarja iu nënshtrua një aktiviteti masakrues, ku lodhja fizike e saj u kthye si një "dënim biblik", për disfatën e radhës sentimentale. Në këtë mënyrë ajo "ndëshkonte" veten e saj për dështimin në dashuri, por në të njëjtën kohë ajo përforconte edhe kapacitetin e saj për të menduar, për t‘u ndier më mirë dhe sigurisht edhe për t‘u dashuruar. Dhe me një impenjim të tillë "të harbuar", ajo arriti të "eliminonte" pjesët më të "ndjeshme" të jetës së saj private; vuri në jetë në një farë mënyre një formë simbolike të vetëvrasjes, duke shpëtuar përkohësisht nga urrejtja e vetvetes, të cilin ia pat provokuar dështimi në atë lidhje dashurie. Kjo, sepse është shumë e vërtetë që puna mund të na lodhë fizikisht, por në shumë raste ajo na ndihmon që të gjejmë sigurinë e duhur për vazhdimësinë e jetës.

Pra, me pak fjalë, mund të themi që puna na shpëton jetën. Në mënyrë të pavetëdijshme gjejmë pranë vetes njerëz që shpesh nuk janë aspak të ngjashëm me ne, por që mund të bëhen ilaçi më i mirë për të kaluar krizat. Mund të ndodhë që ne të shfaqemi shumë agresivë dhe afrimi i një personi "të turpshëm", e të përmbajtur do të rregullonte mjaft ekuilibra. Dhe në këtë raport është e rëndësishme të vendoset ky ekuilibër, pas së cilit mund të fitohet edhe autonomia e kontrollit të vetvetes. Në rastin konkret, për yllin e muzikës ka qenë shumë e rëndësishme lidhja me miket e saj, që e shtynë të bënte atë tur të gjatë nëpër botë, e të zbuste dhimbjen që iu shkaktua nga dështimi sentimental.

Offline

 

03.01.2010 17:19:33

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting