FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:20:27

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Dije erotike, ku të gjithë mund të mësojnë

Dije erotike, ku të gjithë mund të mësojnë



Oferta është e larmishme, joshëse dhe shumë e çuditshme. Ofrohen mësime seksi për burrat e virgjër, si për shembull shërbimi i "zhvirgjërimit mashkullor". Çdo kush mund të paguajë 850 euro për një mësim standard prej dy orësh. Për fansat e tantras ka kurse më filozofike: të gjithë qëndrojnë nudo në një dhomë, në kërkim të kënaqësisë universale dhe pikës G.

Kursi bazë është: teknika elementare për të bllokuar pulset, krahët dhe këmbët. Nuk ka dyshim: jemi tërhequr nga oferta e mësimeve me një temë unike: seksin. Në internet disa sajte kanë publikuar mësime "fillestare krijuese dhe seks oral", video me "75 pozicione të reja". Edhe një nga pjesëtaret e ish-grupit "Spice girl", Geri Halliwell, ka hapur një kurs për seksin për adoleshentët.

"Kam përgatitur një kurs për seksin në 10 seri. Tashmë jam në kërkim të një sajti për të rinjtë, në mënyrë që të shoh reagimet dhe opinionet e tyre. Me siguri prisni çudira apo jo? Do të përziej mësime të ndryshme për përdorimin e viagrës dhe ato të tipit "si të ndahesh nga një grua". Sigurisht do t‘u mësoj kolegëve të mi metodat për t‘i mbijetuar stresit gjatë xhirimeve porno", thotë një regjisor.

Në fakt, mania e fundit është planetare. Kush udhëton për në Londër, nuk do të dëshironte të mungonte në muzeun e seksit në "Piccadilly cirkus". Ndërsa në Francë është publikuar libri i parë manual seks-kuic, i cili titullohet "Sex game book". Përmes pyetjeve, lexuesit mund ta testojnë veten në fushën e seksit dhe historisë së tij. Nëse preferoni të shkoni në Japoni, aty do të takoni "soap lady", prostituta të specializuara, të cilat u japin mësim grave që nuk i kënaqin bashkëshortët e tyre. Për të mësuar se si të puthesh, duhet të drejtohesh në "Kissing school", ku jepen mësime. Në fund të ditës çdo "student" mund të pajiset me një diplomë. Nëse ndokush nuk kënaqet me një diplomë dhe një ditë praktikë, mund të shkojë në Kalkutë, ku mund të frekuentojë shkollat e Kamasutrës. Ky fenomen nuk është shumë i përhapur, por biznesi i seksit është konsoliduar kohë më parë dhe prej tij fitohen plot 30 milionë euro në vit.

"Frekuentuesit e rregullt të këtyre kurseve janë kryesisht meshkuj. Arsyeja? Sepse nuk ndihen në lartësinë e duhur. Ose e kundërta, shohin shumë filma erotikë, duke pretenduar kështu shumë nga bashkëshortet e tyre, si në rastin e një çifti që erdhi tek unë, sepse gruaja duhej të përmirësoj", shprehet një seksologe.

Kështu, përballë aktoreve pornografike që instruktojnë gratë dhe DVD-ve që mësojnë si mund të vihet prezervativi, lind pyetja: seksi mund të mësohet vërtet përmes këtyre metodave? "Nëse dëshirojnë të mësojnë një teknikë ndryshe, atëherë pse jo? Por nëse hasin vështirësi jo të zakonshme, atëherë nuk ua këshilloj këtë gjë. Pas një tabuje, qëndron një problem i madh që duhet zgjidhur, kështu që është mirë që të gjithë t‘i drejtohen psikoterapeutit", vazhdon më tej ajo.

Për të përmbushur në maksimum kënaqësitë, njerëzit mund t‘u drejtohen kurseve të seksit "më intelektuale", si ato që organizohen nga gurutë dhe tantras, në të cilën zhvillohen seminare prej dy ose tri ditësh. Tantra është një filozofi e jetës lindore, që përfshin edhe seksin. "Gjatë mësimeve në grup, tregojmë se si duhet të merret frymë në mënyrën e duhur, të kontrollojmë trupin tonë dhe atë të partnerit që të lëvizin në harmoni me njëri-tjetrin", tregon një mësuese. "Sigurisht ka edhe nga ata që kërkojnë të bëhen si Sting, fansa të tantra-s dhe dëshirojnë një marrëdhënie të gjatë seksuale. Të bërit dashuri nuk mësohet me shkop magjik".

Ja se çfarë mendon një shkrimtare për çështjen në fjalë: "Në librin tim të fundit kam dashur të ironizoj të ashtuquajturat kurse që mësojnë seks. Qëllimi im ishte t‘i tregoja lexuesit se seksi nuk mësohet përmes kurseve".

Në të kaluarën, ekzistonin kanale televizive klandestine, prej të cilave njerëzit nxirrnin informacionet e para mbi seksin. "Për çdo person seksi mbetet një tabu. Njerëzit preferojnë më tepër t‘u drejtohen shkollave dhe kurseve paramartesore, ku kërkesat për të marrë dije erotike janë dyfishuar. Gjithsesi, ajo që mund t‘u japë të rinjve një edukatë seksuale perfekte është familja. Dhe në këtë rast jo vetëm një edukim fiziologjik, por edhe shpirtëror e psikologjik", përfundon seksologia.

Offline

 

03.01.2010 17:20:27

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting