FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:32:04

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Taktikat që meshkujt duhet shmangin në takim

Taktikat që meshkujt duhet shmangin në takim



Një veprim “i zgjuar” nuk është në dorën e të gjithëve, por më pak stërvitje, do të mësosh se femrat të cilat dinë se çfarë kërkojnë, “nuk bien pre” asnjëherë e replikave të lehta.Kur shikon një femër të këndshme, të kalojnë në kokë mendime “të ndryshme dhe pikërisht këtu ndodhesh në rrugën që do zgjedhësh, të cilën shumë prej meshkujve e bëjnë: “t’i vërtitesh asaj” duke përdorur metoda qesharake, që i improvizoni me shpejtësi për t’i bërë asaj përshtypje.

Por në qoftë se zgjohesh me një reagim të padëshiruar, do të thotë se diku ke gabuar! Një veprim “i zgjuar” nuk është në dorën e të gjithëve, por më pak stërvitje, do të mësosh se femrat të cilat dinë se çfarë kërkojnë, “nuk bien pre” asnjëherë e replikave të lehta. Fatkeqësisht, replikat apo gjestet të cilat tenton t’i përdorësh nuk janë të vlefshme për të gjitha rastet. Ironia e femrave përballë meshkujve krijohet nga fakti se ato janë të lodhura nga “konfidencialiteti” i meshkujve, lidhur me mënyrën se si i drejtohesh atyre.

1- I mbivlerëson cilësitë

Përveçse e di që je një tip fantastik, kjo s’do të thotë që edhe ajo ta dijë këtë gjë. Me pak humor mund ta rregullosh këtë gjë.

2- Po përpiqesh ta “vësh në lojë”

Nuk po i kushton kujdes aq sa duhet. Shenja e respektit është më e rëndësishme dhe kjo është arma juaj! Në qoftë se do adoptosh një sjellje të qetë dhe të shprehesh qartë, do t’i lësh asaj të kuptojë që ti ke një personalitet të besueshëm.

3- Mos krijo plane “luftërash”

Disa njerëz mund të improvizojnë mjaft mirë, por ti ke më shumë shanse të mos jesh një prej tyre. Një plan i mirë detajuar do të ndihmojë së tepërmi, ndonëse kjo mundësi nuk është më e mira në këtë botë.

4- Po sillesh si një pervers

“Perversionet” e vogla janë të lejuara vetëm brenda çiftit. Ky stil nuk do të funksionojë me dikë që ka kaluar periudhën e fëmijërisë me sukses.

5- Je arrogant

Ke makinë dhe rroba të shtrenjta, por gjithmonë ja përmend këto sa herë që hap gojën. Ndonëse mund të jesh me një stad material mbi mesataren, mëso të kesh një sjellje të përshtatshme.

6- Nuk ke ndjenjën e humorit

Fatkeqësisht, ndjenja e humorit është një cilësi për njerëzit që janë drejt rrugës së zhdukjes. Ndoshta të ka ndodhur edhe ty ta shohësh këtë gjë së afërmi.

7- Je tepër i shoqërueshëm

Rreziku i të qenit tepër i shoqërueshëm mund të bëjë më shumë armik të tyre, se sa i dashuri i saj i ardhshëm. Përpiqu të ruash një ekuilibër midis të qenit i shoqërueshëm dhe romantik.

8- Dukesh i interesuar për femra të tjera

Kur i thua që më intereson, dhe sheh femra të tjera është ndoshta zhgënjimi më i madh për atë femër, të cilën po përpiqesh me çdo kusht që t’i thuash “se të pëlqen së tepërmi”.

9- Flet shumë dhe nuk e dëgjon aspak

Është mirë që në këtë kapitull të jesh integruar tashmë në kategorinë klasike, të një mashkulli që mbyll gojën dhe dëgjon. Kjo nuk do të nënkuptojë që do ta lësh vetëm atë të drejtojë bisedën, por veçse ti nuk duhet të rrahësh këndet me subjekte diskutimi jo interesante.

10- Nuk po përdor korrekt gjuhën e trupit

Është tepër e rëndësishme të mbash kontaktin vizual me të, t’i buzëqeshësh lehtësisht nganjëherë. Më pas, bëhu i kujdesshëm se çfarë po përpiqet ajo të të transmetojë përmes rrugës së trupit.

“Arti” i të propozuarit

Shumë meshkuj refuzojnë t’i drejtohen një femre, duke menduar se nuk i përshtaten atyre, ndoshta ngaqë i duket tipi i femrës që nuk reagojnë ndaj shenjave të ndryshme. Dhe ja se si krijohen një seri të pa vërtetash të komunikimit. Në qoftë se e dini se si, ku dhe kur ta bëni këtë gjë, “arti” i të propozuarit nuk është asgjë më shumë se sa tepër i thjeshtë. Së pari, mbaj mend që koha nuk është në anën tënde dhe për këtë gjë duhet të bëhesh sa më kreativ. Ke në dispozicion vetëm disa minuta për t’i treguar se çfarë mund të bësh, përpara se ajo të gjejë një “punë” tjetër, larg teje. Por, varet edhe nga konteksti: Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë, duhet të jesh një “playboy” i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu. Në qoftë se je në një lokal, ndihu i lirë të reagosh; ke në anën tënde shumë elementë: muzikën, alkoolin, atmosferën, shoqëruesit, lëvizjet, etj.

Gjestet dhe fjalët

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se ç’ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

Kë pëlqejnë femrat

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.

Offline

 

03.01.2010 17:32:04

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting