FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:33:07

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Arsyet pse tradhëtojmë partnerët seksualë

Arsyet pse tradhëtojmë partnerët seksualë



Në qoftë se ndonjë vajzë do të më tradhtonte, do të ndahesha me të menjëherë. Të falësh një që tradhton, do të thotë ta lejosh këtë, dhe kështu fillon një rreth vicioz. Personi që tradhëtoi mund të humbasë respekt ndaj jush dhe do të vazhdojë të tradhtojë, sepse e dinë se mund t’ia hedhin përsëri, sepse ju do t’jua falni përsëri.
Arsyet pse tradhëtojmë partnerët seksualë

Ndoshta nuk jam shumë tërheqës, pasionet e mia janë të kufizuara. Ndoshta jam i kënaqur dhe nuk tundohem nga mundësitë për të tradhëtuar. Ndoshta kam akoma plagët psikologjike të kohës kur babai u largua përkohësisht nga shtëpia pasi kishte takuar një grua tjetër. Ndoshta kam frikë se kam arritur kuotën time të mëkatit dhe një mëkat më shumë do të më nxjerrë jashtë parajsës.

Tradhëtia nuk është një “gjë e momentit” nëse vërtet e doni partnerin eren tuaj dhe ai ajo ju mungon kur nuk jeni me të, asnjë nuk kërkon një mënyrë për të lënduar ose gënjyer dikë. Tani jam në miqësi me dikë, që flinim bashkë kur ajo kishte një të dashur tjetër (kjo më bën mua një tradhëtues). Disa herë ajo më ka thënë se ishte prishur me të dashurin e saj, e pastaj se ishin përsëri bashkë, pastaj më thoshte se ai ishte i mërzitshëm kurse unë isha i lezetshëm. Një lëmsh i vërtetë.

I thashë asaj se nuk po tregohej e drejtë me veten e saj, me mua dhe as me atë.

Më në fund ajo më thotë, “Ti nuk e kupton, ka gjëra që ti nuk i di”. Gjërat ishin se ajo kishte dy vjet që e tradhëtonte me djem të ndryshëm, dhe ai vazhdonte ta pranonte përsëri.

Kështu lind pyetja, tradhëtuesit janë të lindur të tillë, apo disa situata i bëjnë njerëzit të tradhëtojnë? Ndoshta pak nga të dyja. Më poshtë kemi disa situata që i bëjnë njerëzit të tradhëtojnë:

1. Mërzia: Do të thosha se kjo është arsyeja më e zakonshme që bën njerëzit të tradhëtojnë. Është e vështirë të ruash freskinë në një marrëdhënie. Gjërat fillojnë mahnitshëm, më pas bëhen të zakonshme dhe pastaj të dy e kuptojnë se nuk janë në botën e ëndrrave. Kur bën një njohje të re, nis përsëri ai emocioni inaugural i një marrëdhënieje të re.

2. Varësia: Në pamje të parë, tradhëtia duket si një sjellje pavarësie. Mund të interpretohet si të bësh atë që do, kur do. Por do të vëreja se ajo është një sjellje nga e cila mund të krijosh varësi. Një tradhëtues është i varur sepse nuk aq i fortë sa të ndahet nga personi me të cilin jeton, që të bashkohet me tjetrin.

3. Rrëmuja: Nganjëherë jeta ose situata të caktuara mund të të ulin moralisht edhe kur stuhia e rrëmujës të pushton kokën, ti mund të bësh gabime.

...striptiz dhe ikje nga realiteti...
...striptiz dhe ikje nga realiteti...


4. Sepse ata jua lejojnë:

Në qoftë se ndonjë vajzë do të më tradhtonte, do të ndahesha me të menjëherë. Të falësh një që tradhton, do të thotë ta lejosh këtë, dhe kështu fillon një rreth vicioz. Personi që tradhëtoi mund të humbasë respekt ndaj jush dhe do të vazhdojë të tradhtojë, sepse e dinë se mund t’ia hedhin përsëri, sepse ju do t’jua falni përsëri.

5. Kur ju shtyjnë drejt saj

Kur dikush ju keqtrajton, instikti i parë është të largoheni prej tijsaj. Por mund të mos jetë aq e thjeshtë, për shembull, për arsye të fëmijëve. Ju ndjeheni në kurth, në një marrëdhënie të keqe, është shumë natyrale që ju të hapni krahët për dikë që ju trajton mirë.

6. Hakmarrja: Kjo është shumë e thjeshtë, dhëmb për dhëmb. Tradhëto, në qoftë se të tradhëtojnë. Në qoftë se ju lëndojnë vazhdimisht ose abuzojnë me ju, ju e bëni për t’u hakmarrë.

7. Që të konfirmoni se jeni tërheqës: Nganjëherë, kur ndodhesh në një marrëdhënie të gjatë, ose kur shokushoqja nuk ju vlerësojnë sa duhet, ju filloni të ndjeheni të pasigurt nëse jeni më apo jo tërheqës tërheqëse. Ose ndoshta mendoni se ishit më tërheqës , e kur ishit single (i e pamartuar). Në qoftë se keni një lidhje të fshehtë dashurie, atëherë ju keni provën se dikush tjetër ju pëlqen.

8. Emocioni: Disa njerëz pëlqejnë emocionin dhe ankthin e të tradhëtuarit: lëvizjet sekrete, rrezikimin se mos të kapin, dhe momentet emocionuese të romancës së ndaluar.

9. Rasti që nuk e konsiderojnë si tradhëti: Marrëdhëniet kanë atë zonën e turbullt, zakonisht pak përpara se të bëheni çift. Ai mendon se hera e 4-rt është atëherë kur jeni “bashkë”, kurse ti mendon hera e 2-të është kur jeni “bashkë”. Në qoftë se ju nuk e keni cilësuar këtë, atëherë aiajo mund të mendojë se ka të drejtë të shkojë me të tjerë, megjithëse personi tjetër mendon të kundërtën.

Nuk e kuptoj pse njerëzit nuk ndahen menjëherë sapo duan të tradhëtojnë. A është natyrale të tundohesh, apo është tundimi një shenjë që marrëdhënia po humbet zjarrin e saj? Çfarë arsyesh mund t’i shtoni ju kësaj liste, dhe a jeni apo jo dakord me të gjitha? A keni tradhëtuar ndonjëherë, dhe pse e bëtë? A do ta falnit një që tradhëton? Në qoftë se jeni beqar beqare, por keni një lidhje me një person të martuar, a e quani veten tradhëtues?

Offline

 

03.01.2010 17:33:07

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting