FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 09.01.2010 08:55:19

Marigona
PASION PËR SEKSIN
From: St. Gallen - Switzerland
Registered: 17.10.2008
Posts: 179

Facebook së shpejti me verzion të ri!

Facebook para disa ditësh ka filluar testimin e versionit më të lehtë të tij të dedikuar për përdoruesit të cilët kanë lidhje më të ngadalshme në internet. Versioni më i lehtë i Facebook, e emëruar Facebook Lite, aktualisht është duke u testuar në Indi.

Facebook Lite paraqet versionin e Facebookut nga i cili janë larguar detaje të shumta grafike e si rezultat I kësaj shumë aplikacione lexohen shumë më shpejt sesa në atë standard.

"Facebook Lite është version më i thjeshtë dhe më shpejt i lexueshëm i cili u mundëson përdoruesve të lënë komente, të pranojnë kërkesa për miqësi, të shkruajnë nëpër muret e tjerëve dhe të shohin fotografitë, statuset dhe vërejtjet", është njoftuar nga Facebook.

"Aktualisht jemi duke e testuar Facebook Lite në vendet në të cilat një numër I madh i përdoruesve vijnë për herë të parë dhe kërkojnë përvojë më të lehtë me këtë", theksohet në deklaratën e këtij rrjeti të popullarizuar online.

Offline

 

09.01.2010 08:55:19

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting