FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 08.01.2010 13:46:31

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Nora Istrefi dhe Robert Berisha si Romeo dhe Zhuljeta

Ka kohë që jemi duke iu kërkuar për një intervistë në çift, por deri me tash nuk keni gjetur kohë. Cilat ishin arsyet?
Nora: Sinqerisht po u them se vetëm ka qenë çështje kohe, asgjë tjetër.
Roberti: Ishim shumë të zënë me angazhime muzikore si unë ashtu edhe Nora, dhe nuk gjenim kohë të lirë bashkërisht.

Po thoni se jeni shumë të zënë me angazhime muzikore. Cili jeni më i zënë, ti Nora apo Roberti?
Nora: Sa më përket mua, përveç koncerteve të shumta, prej kohësh kam filluar të punoj rreth albumit tim të ri. Jam duke punuar intensivisht dhe me një përkushtim shumë të madh që adhuruesve të mi të iu bëj një dhuratë të pëlqyer dhe që do mbetet gjatë në vitrinat e tyre.
Roberti: Po ashtu edhe unë përpos angazhimeve muzikore, kam pas edhe shumë punë private të cilat më kanë marrë shumë kohë dhe më bërë të lodhëm shumë.

U bë kohë e gjatë që jeni në lidhje. Si po funksionon lidhja juaj?
Nora: Lidhja jonë është si lulja e njomë. Jemi duke e uitur çdo ditë që ajo të jetë e freskët dhe gjithmonë të rritet siç është më së miri.

Më mirë apo më keq se jeni në të njëjtën fushë të dy?
Nora: Mendoj që na ka ndihmuar fakti që jemi në të njëjtën fushë, dhe që të dy kalojmë në të njëjtat gjëra. Mirëkuptimi është më i madh, ndërsa problemet janë më të vogla.
Roberti: Meqë jemi të dy në këtë fushë, për të gjitha gjërat e kuptojmë njëri tjetrin më mirë.

A mund të na flisni pakëz për kohën para fejesës. Që sa vite njiheni dhe si e kujtoni takimin e parë?
Nora: Ne jemi njohur prej vitesh. Kemi pasur rastin që të takohemi shpesh nëpër koncerte në diasporë. Me fjalë të tjera ishte muzika ajo që na bashkoj. Para fejesës i kemi kaluar dy vite shumë të mira së bashku.

Çfarë mendimi ke pas ti Nora për Robertin para se me e njohur dhe çfarë ke tash?
Nora: Robertin të gjithë e njihnin si djalë “dreq”(qeshet). Por në momentin kur kam filluar të bisedoj më të, kam kuptuar tamam se çfarë djali është në të vërtet. Tash pas 3 viteve që jemi bashkë, sigurisht që kam mendim shumë të mirë dhe është një person i përkryer.

Po ti Robert për Norën?
Kam shumë besim në intuitën time, nuk jam zhgënjye aspak. Nëse dikush është engjëll në këtë botë, ajo është Nora. Jam më shumë fat që kam pranë një njeri dhe një femër si Norën.

Nora dhe Roberti
Nora dhe Roberti



Pas sa kohe njohje, keni filluar lidhjen?
Roberti: Kemi filluar të shoqërohemi për gjashtë muaj. Gjatë daljeve tona nuk doja të ngutëm për të hyrë në lidhje, ngase kisha frikë se mos Nora mendon që nuk jam serioz dhe mund ta humbisja. Kam pasur durim dhe kujdes gjë që edhe ia ka vlejtur.

Ju jeni njohur vet, por thuhet se këngëtari Sinan Vllasaliu ka qenë një lloj mesiti i fejesës suaj. Është e vërtet kjo?
Roberti: Nga statusi i familjes së Nores dhe respektit që kam për familjen e saj, kam dashtë që të fejohemi sipas zakoneve shqiptare. Ishin familjarët e mi dhe gjithashtu shoku dhe bashkëpunëtori im, Sinani Vllasaliu.

Cili fiton më shumë nga muzika dhe cili shpenzoni me tepër?
Nora: Këngëtaret paguhen me tepër se muzicentët, mirëpo Roberti është i angazhuar me shpesh, dhe që në fund i bie të na del fitimi i barabartë. Por për dallim nga unë, vesi i keq i Robertit është se ai shpenzon shumë.
Roberti: Nora është më dorë shtrënguar.

Cila është dhurata e fundit që ia keni blerë njëri tjetrit?
Nora: Të bëhem e sinqertë që një kohë me ka bërë dhurata vetëm Roberti. Unë jam treguar me koprace. Roberti çdo javë, kur kthehet nga koncertet, me blen gjëra të ndryshme.

Duke qenë se të dy jeni të njohur, të famshëm dhe natyrisht të pëlqyer nga gjinitë e kundërta, cili jeni me xheloz?
Roberti: Xhelozia është reciproke, mirëpo xhelozi në suaza të normales, jo të tepruar.

Derisa jeni larg njëri - tjetrit, cili jeni më të kujdesshëm për të telefonuar apo për të dërguar mesazhe tjetrit?
Roberti: Nora është pak me koprace, por natyrisht që telefonatat dhe mesazhet kushtojnë më shtrenjtë, sidomos kur jemi jashtë Kosovës. Unë jam ai i kujdesshmi.

Kur jeni bashkë, si e kaloni kohën e lirë?
Nora: Zakonisht preferojmë të dalim me shoqëri. Na pëlqejnë ambiente e qeta, por edhe kemi dëshirë të udhëtojmë jashtë vendit.

Cili prej jush është me tolerant dhe në rast të ndonjë zënkë mes veti, cili qetësoni situatën më shpejt?
Nora dhe Roberti: Që të dy jemi tolerantë.

Për çka jeni zënë herën e fundit?
Roberti: Në të dy zihemi për gjëra të vogla. Për shembull për pritjet që me kushtojnë hiq me pak se 30-deri 45 min vonesë në veturë duke e pritur Norën.

A jeni duke bashkëjetuar?
Roberti: Jo nuk bashkëjetojmë.

A mund të na tregoni mesazhet e fundit që ia keni dërguar njëri tjetrit?
Nora: Më duket se këto janë paksa personale.

Kur do të presim martesë tuajën?
Roberti: Nuk e kemi në planë, pasi që të dyte kemi gjëra më të rëndësishme për momentin.

A pritet ndonjëherë që të ju shohim së bashku në duet?
Nora: (qeshet). Nuk na paska shkuar mendja për këtë. Ide e mirë dhe do e marrim parasysh.

Faleminderit për kohën dhe bisedën!
Nora dhe Roberti: Faleminderit edhe juve. Ishte vërtet kënaqësi!
Suksese edhe juve!

Offline

 

08.01.2010 13:46:31

AdBot
Advertisements

#2 09.01.2010 10:02:46

geti
i/e regjistruar
Registered: 09.08.2009
Posts: 29

Re: Nora Istrefi dhe Robert Berisha si Romeo dhe Zhuljeta

kam deshire te kem kontakte vetem me gra qe jan te martuara  apo te ndara  ju pres te me shkruaniom santana_038@hotmail.com

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting