FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 10.01.2010 17:08:13

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Rezarta Shkurta vjedh skenat e “Now I’m That Bitch”

Rezarta Shkurta surprizoi publikun me këngën e saj të fundit, që i dhuroi fansave të saj ditët e fundit të vitit 2009. E në fakt, kënga “Club Hit Mix” u mirëprit për shkak të risisë që solli jo vetëm si këngë, por edhe si klip, që ishte shumë afër atyre që realizohen sot në botë. Ndërsa çdo detaj i klipit duket i ndërtuar bukur dhe me mjaft profesionalizëm, disa fragmente të tij duket se nuk janë aspak origjinale. E jo vetëm, por ato janë huazuar mirëfilli nga një tjetër këngë. Frymëzim për Rezartën këtë herë ka qenë klipi i këngës “Now I’m That Bitch”, realizuar nga “Livvi Franc ft Pitbull”. Janë dy skena të marra pikërisht nga klipi i këngëtares së zezë, Livi Franc; një skenë ku Rezarta është e hipur mbi kurrizin e disa meshkujve, si dhe skena tjetër ku Rezarta shfaqet e mbuluar në pjesët intime me një fashë ngjyrë rozë, e cila është identike me skenën e Livvi Franc, por fasha e kësaj të fundit është e verdhë. Ndërkaq një ngjashmëri tjetër përveç videoklipit, është fakti se në të dyja rastet ka një soliste femër dhe dy meshkuj që shoqërojnë këngëtaren. (Bluetooth)

Offline

 

10.01.2010 17:08:13

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting