FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.08.2007 23:35:24

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

A janë të destinuara të zgjasin dashuritë e verës?

Vera, një stinë për të bërë pushime, por edhe për njohje të reja natyrisht. Fakti që kemi kohë në dispozicion por edhe të stimuluar nga stina e nxehtë, me të drejtë bën që stina e verës të pagëzohet si stina e dashurisë. Gjatë verës të gjithë ata që janë beqarë kanë mundësi të bëjnë njohje të reja, por edhe ata që e kanë një lidhje, e cila nuk funksionon si duhet ka të ngjarë që pikërisht gjatë pushimeve të marrin vendimin për t’i dhënë fund një lidhjeje me paterica e për të filluar një tjetër histori të nxehtë si vetë vera. Në verë hormonet janë më të stimuluara, takimet bëhen më pasionante, por sipas eksperiencave shpesh këto lidhje janë të destinuara të mbarojnë sapo mbarojnë pushimet. Por mos harroni, ka shumë të ngjarë që mbase te njëri nga partnerët kjo histori të përjetohet shumë intensivisht, pasi bëhet fjalë gjithsesi për një lidhje dashurie.





Kur pas kthimit në jetën normale kupton se gjithçka duhet harruar, ajo nuk ka qenë dashuri, por thjesht një aventurë vere. Sipas studimeve, thuhet se edhe njerëzit që bëjnë një jetë shumë të qetë private, në verë iu shtohet dëshira për më shumë intimitet. Madje, në disa vende evropiane janë në rritje numri i historive të dashurisë në breg të detit edhe te moshat mbi 50 vjeç. Pra në këtë rast duhet bërë mirë dallimi mes një dashurie me shikim të parë, e cila mund të ndodhë kudo (e pse jo edhe në pushime) dhe dëshirës për t’u zbavitur, duke e konsideruar lidhjen si pjesë e kënaqësisë që të japin pushimet, por që gjithçka duhet të marrë fund me mbarimin e pushimeve.


Gjatë verës rritet dëshira për seks

Mund të jenë shumë arsye por ka një fakt të pakontestueshëm, në stinën e nxehtë shtohet dëshira për seks. Madje, thuhet se jo vetëm ata që janë me pushime, por në përgjithësi në verë ka më shumë dëshirë për të bërë seks. E ka konfirmuar këtë lajm një nga gazetat italiane mbas një sondazhi që ka bërë mbi "dashuritë e verës" në bashkëpunim me institutin e kërkimeve Demoskopea. Sipas sondazhit, thuhet se më të zjarrtë janë meshkujt, por edhe te femrat vihet re rritja e dëshirës për seks. Në sondazh kanë marrë pjesë individë nga mosha 18 deri në 44 vjeç. Te meshkujt nga 25 deri në 34 vjeç, dëshira për aktivitet seksual rritet në 57% të rasteve. Një gjë shumë interesante për femrat; dëshira për seks në verë rritet edhe tek ato, por sipas sondazhit kjo ndodh më shumë te femrat që janë intelektuale dhe i kanë kaluar 25 vjetët. Pikërisht për këtë arsye edhe metodat e kontracepsionit janë shumë të kërkuara në verë, rreth dy herë më shumë se gjatë pjesës tjetër të vitit.



Erosi nuk është armiku i humorit

Të dish të bësh shaka me partnerin është shenjë bashkëpunimi dhe disponibiliteti. Edhe kënaqësia e të qenit së bashku rezulton më e plotë dhe më e thellë. “Në fillim isha e sikletosur në shtrat. Burri im, për të zhdramatizuar gjendjen, fillonte të qeshte:kujtoja se qeshte me mua dhe eksitimi perëndonte….”, tregon Manuela, 33 vjeçe me profesionin sekretare. Por të qeshësh me partnerin, në momentin e dashurisë, mund t’i sjellë kënaqësi erosit, ndjenjës dhe lehtësisë së momentit. Kur qeshet, hyhet në një intimitet të veçantë, ku gëzohet një kënaqësi madhore. Dhe jo vetëm: lehtësohet super Uni (guardiani i emocionit), pastrohen gjithë marrëzitë që na shkojnë nëpër mendje dhe ne tregojmë se si jemi në brendësinë tonë, çka do të thotë pa mbrojtje, pa maskë, pa frikëra, pa ankthin e të qenit më të mirët. E qeshura ndihmon të zhdramatizohet një moment që emotivisht është shumë delikat, ku shkarkohet tensioni i mendjes, dhe mbi të gjitha eleminohet kontrolli, që ndonjëherë pretendohet në drejtimin e një dashurie. Shërben gjithashtu për të shprehur natyrshmëri, hapje dhe disponibilitet. Është një çelës i nevojshëm për tu kthyer pa sforcim në momentin që jeni duke përjetuar, atë të tanishmin, duke lënë pas krahëve mosmarrëveshjet e të kaluarës dhe gjërat ankthioze të së ardhmes.

Seksuliteti merr më shumë konkretësi dhe lehtësi. Është dhe një fakt fizik:të qeshësh oksigjenon trupin, masazhon organet e brendshme dhe stimulon një prodhim më të madh të endrofinës, që janë molekulat e euforisë. Rezultati është një kënaqësi më intensive… E qeshura ndikon shumë në eros sepse ka të bëjë me komunikimin. Nëse nuk flet, nëse komunikimi mes partnerëve nuk funksionon është e vështirë të jesh i qetë, të jesh vetvetja dhe për më tepër të marrësh guximin të bësh shaka në një moment kaq delikat siç është seksi. Kur je në gjendje ta bësh, do të thotë se ke arritur shumë dhe kjo do të thotë se dhe të kuptuarit mes jush funksionon mjaft mirë.
E qeshura bën që partneri juaj të ndjehet rehat, të kuptojë se mund të jetë vetvetja, dhe i bëni të kuptoni se do e pranoni ashtu siç është. Fundi fundi jeni njerëz dhe pak a shumë jemi të gjithë njëlloj. Sigurisht që këtu nuk flitet për një të qeshur të sforcuar apo të sajuar por për një të qeshur alegruese, dashurie dhe respekti. Eshtë mirë të qeshni me partnerin, por duhet të jeni të kujdesshme, kurrë të mos qeshni duke u tallur me të.

E qeshura nuk është se duhet të ketë një pretekst, është thjesh diçka që lind dhe nga gjëra të vogla, shumë të vogla. Ndonjëherë nuk është nevoja që e qeshura të shoqërohet me fjalë, sepse mund të mjaftojë një shenjë, një e shkelur syri, një jastëk i hedhur në kokë që mund të sjellin situata shumë të këndshme. Dhe më pas i lihet çdo gjë trupit, sepse trupi nuk mund të gënjejë kurrë….

Sigurisht që të qeshurën nuk mund ta përdorin të gjithë, ajo ose është ose s’është. Kjo nuk do të thotë se nuk egziston. Mendoj se e qeshura egziston tek çdo njeri, vetëm se ajo bllokohet nga ankthet tona, nga tensionet dhe të qënit shumë seriozë. Ndonjëherë mendoj se partnerët duhet të kujtojnë se sa bukur është të qeshësh. Ndaj duhet ti jepni leje vetes ta bëni…

Offline

 

02.08.2007 23:35:24

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting