FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 28.11.2009 15:08:38

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Herbarium Amoris, imagjinata erotike e natyrës

Tre shekuj më parë, botanisti suedez Carl Linnaeus i krahasonte "sjelljet seksuale" të luleve me ato të njerëzve. Edvard Koinberg i frymëzuar nga shkrimet e tij, në vitin 1999 fillon të fotografojë bimë. Një dekadë më vonë, koleksioni vjen në Tiranë


Tre shekuj më parë, botanisti suedez Carl Linnaeus përdori imagjinatën për të shpjeguar mënyrën e riprodhimit të luleve. Në atë kohë nuk kishte aparate fotografikë HI-tec që të mund të fiksonin, dokumentonin dhe shpjegonin se çfarë ndodhte në botën e florës.


Në të tilla kushte Carl Linnaeus-it (1707-1778) i erdhi në ndihmë mekanizmi më i fuqishëm krijues që ka njeriu, imagjinata. Këtë shpjegim mundi ta bënte vetëm duke krahasuar mënyrën e riprodhimit të luleve me atë njerëzor. Imagjinata e tij është e mahnitshme.


300 vjet më parë, Linnaeus-i përshkruante mënyrën e shumimit të luleve njësoj si të tregonte lindjen e dashurisë së parë mes dy të rinjve. Liria dhe poetizmi me të cilin ka përafruar këto procese (të dy bij të nënës natyrë), kanë frymëzuar fotografin Edvard Koinberg.


Që prej viti 1999 ai fotografon lule, të të gjitha formave dhe madhësive. Në Shqipëri Koinberg ka sjellë nga Suedia punët e koleksionit "Herbarium Amoris", ekspozitë që çelet sot në orën 11:00 në Muzeun Historik Kombëtar.


"Herbarium Amoris" përmban 38 fotografi, radha e vendosjes së të cilave thyhet nga 10 tekste të shkruara nga Carl Linnaeus-i dhe për Carl Linnaeus-in. Në një cep të ekspozitës është vendosur një citat i autorit të fotografive Edvard Koinberg i cili tregon për "takimin" e tij me botanistin.


"Kur lexova për herë të parë shkrimet e Linnaeus-it u mahnita kur pashë se sa shprehëse dhe poetike ishin. I frymëzuar nga shkrimet e tij jo të drojtura unë fillova të fotografoja bimë, foto të cilat më pas u bënë pjesë të një herbariumi fotografik",- shkruan Koinberg.


Në ekspozitën e Tiranës gjenden foto të luleve të ndryshme, nga ato më të zakonshmet që shohim çdo pranverë e deri tek ato që nuk i kemi parë kurrë (sepse nuk e përballojnë dot klimën mesdhetare). Të gjitha janë vendosur në sfonde të zeza, a thua se këto lule janë e vetmja formë jete që ka mbetur në univers.


Nëse afrohesh për të parë fotografitë thjesht si një vepër arti, kënaqësia që do të marrësh është gjysmake. Pas leximit qoftë edhe të një shënimi të vetëm, ekspozitën e percepton në një tjetër mënyrë. Fantazia e Linnaeus-it dhe syri i Koinberg-ut vënë në punë gjithë imagjinatën.


Papritur lulet nuk janë më lule, por shndërrohen në forma dhe trajta që fillojnë të ngjasojnë me ato njerëzoret. Mënyra se si është fiksuar një Paeonia lactiflora të krijon përshtypjen sikur po sheh një vajzë të shtrirë në një krevat të butë. Në pritje të dashurisë së saj. Fotoja Lilium martagon, apo si e njohim në shqip, zambak, tregon se një përqafim nuk është privilegj vetëm i njerëzve.


Në librin "Preludia Sponsaliorium Planetarium", 1730, Linnaeus përshkruan pjesë të ndryshme të luleve. Pjesën e sipërme të thekëve i quan testikuj, gypin e pistilit vulvë dhe pjesën fundore vaginë. Ai i emërton njëlloj vezoret e bimëve dhe të njerëzve. Ndërsa mitër të bimës cilëson tokën.


Edhe mënyra e riprodhimit të bimëve është e njëjtë me atë të njerëzve. "Gjethet e lules nuk kontribuojnë në procesin e riprodhimit. Ato në të vërtetë kryejnë funksionin e shtratit martesor. I krijuar në mënyrë kaq të mrekullueshme nga Mjeshtri i Madh, me çarçafë të zbukuruar e të parfumosur me aroma kaq të këndshme, në mënyrë që dhëndri dhe nusja e tij të mund të festojnë atje martesën e tyre me një solemnitet të madh.


Tani që krevati u gjet, është koha që dhëndri të afrohet dhe të përqafojë gruan e tij të dashur dhe të lëshojë mbi të dhuratat e tij" . Fjalë këto që në kohën kur u shkruan shkaktuan një reagim të madh. Në vitin 1735 Linnaeus-i boton "Systema Natyra", një klasifikim i mbretërisë së luleve.


Vepër që solli pakënaqësira. Idetë e tij për seksualitetin e bimëve shkaktuan panik, vetëm të rinjtë ishin të grishur prej kësaj ideje. Linnaeus-i u akuzua se me teoritë e tij për jetën dashurore të bimëve ndikonte negativisht tek rinia.


Ekspozita e "Herbarium Amoris" është një bashkëprodhimii fotografit Edvard Koinberg me Institutin Suedez. Kjo ekspozitë u hap për herë të parë në vitin 2003 në "Bergius Garden", Stokholm. Që prej asaj kohe është shfaqur në 40 vende në rreth 20 shtete të botës. Në Shqipëri vjen me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe do të qëndrojë e hapur deri në 23 shkurt 2009.

Offline

 

28.11.2009 15:08:38

AdBot
Advertisements

#2 10.10.2012 21:53:13

rockhard
i/e regjistruar
Registered: 07.10.2012
Posts: 17

Re: Herbarium Amoris, imagjinata erotike e natyrës

hmmmmmmmmm tani kuptoj pse ciftet dalin nga liqeni qe te frymezohen dhe duket se kopjojne nga lulet ..........

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting