FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 19.09.2015 22:46:52

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Vajzat, “mall” në tregun e seksit

Burrat kanë dy arsye që i shtyjnë të blejnë seksin:

a- Disa burra parapëlqejnë seksin me porosi

b- Burra të tjerë dëshirojnë t’i përdorin dhe t’i dominojnë gratë

Javën e kaluar folëm për arsyen e parë, për faktin që burrat e parapëlqejnë seksin me porosi. Sot do të shkruaj për arsyen e dytë: faktin që disa burra, duke blerë seksin, ata plotësojnë dëshirën që kanë për t’i përdorur dhe për t’i dominuar gratë.

Që në fillim, dëshiroj të theksoj se shumë kërkues në fushën e prostitucionit, nuk janë dakord me mendimin se prostitucioni shërben si balsam për të plotësuar kënaqësitë seksuale të burrave normalë.
Sociologia e Universitetit të Notinghamit në Angli, Julia O’Connell Davidson, në punimet e saj, i karakterizon “kurvarët” si persona nekrofilë. Kush nuk e di, le ta mësojë, se nekrofilia është një perversion seksual. Personat që vuajnë prej këtij perversioni parapëlqejnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerë të vdekur, ose që, vetë, i çojnë partneret seksuale në vdekje dhe pastaj kryejnë marrëdhënie seksuale me to. Ata që vuajnë nga ky perversion seksual, kryesisht, janë burra.

Sipas Davidsonit, “kurvarët” i kryejnë aktet e tyre seksuale me gra që shoqërisht janë të “vdekura”. Këta janë burra, thotë ajo, që plotësojnë dëshirat e tyre seksuale, pa bërë asnjë kujdes për prostitutën, sikur ajo të mos ishte një qenie njerëzore.

Siç e shikoni, pikëpamja e Davidsonit, është diametralisht e kundërt me hipotezën e atyre studiuesve, që e justifikojnë praktikën e prostitucionit me elementë emocionalë, ashtu si e shpjeguam javën e kaluar.

Në këtë shkrim, si edhe në shkrimet e mëparshëm për prostitucionin, unë përkrah idenë që thotë: Ajo çka e ndez seksualisht një “kurvar”, është gruaja e pafuqishme. Seksi me një prostitutë është më shumë realizim i kërkesës së burrave për revansh dhe për t’i vënë gratë nën kontroll, se sa një çështje e intimitetit dhe romancës.

Studiuesja Mansson, në vitin 2006, në fjalimin e saj në Parlamentin Europian, theksoi me forcë: “Kurvarët flasin për seksin më shumë si për ‘një mall konsumi’, sesa si shprehje e një marrëdhënieje intime. Burrat që frekuentojnë prostitutat, shpesh, e krahasojnë seksin me një prostitutë, sikur të shkosh në një McDonald’s”. Në këtë mënyrë iu drejtua ajo Parlamentit Europian.

Gerheim, një studiues tjetër në fushën e prostitucionit thotë : Në “Internet”, ku çdo person mund të mbetet anonim, shumë “kurvarë” u referohen grave sikur të ishin një “mall” tregu dhe përshkruajnë fantazi seksuale, në të cilat, gratë, nënshtrohen e dominohen prej burrave në mënyrat më misogynistike (me urrejtje për femrat).

Disa burra që blejnë seksin, madje, shkojnë edhe më larg në agjendën e tyre sociale. Ata synojnë të shkojnë edhe më tej në përzgjedhjet e tyre seksuale. Sipas studiueses Mansson, “….. shtrati i një prostitute prezanton bastionin e fundit të antifeminizmit. Vetëm atje, burrat mund të rivendosin dominancën tradicionale mashkullore mbi gratë.”

Në “Internet”, burrave u serviren bordelet, në vendet ku ato janë legale. Gratë, nëpër web-sitet e prostitucionit, prezantohen si mallra. Në klubet nudo të shumë vendeve, myshterinjtë e prostitutave tërhiqen me reklama “all – inclusive”. Kjo do të thotë se për një çmim fiks, shpesh më pak se 100 euro, burrat mund të bëjnë seks me çdo grua që është e pranishme në klub. Klube të tjera, madje, ofrojnë edhe orë të tjera “speciale” të lumtura. Në këto të fundit, burrat ftohen që të bëjnë gjithçka që dëshirojnë, me vajzat “mall”.

Sipas sociologes Mansson, “kurvarët” janë njerëz psikologjikisht të shqetësuar dhe kanë nevojë për konsultime dhe trajtime mjekësore. Shumë frekuentues të prostitutave në Suedi, e konsiderojnë sjelljen e tyre seksuale si “jashtë kontrollit”, ose “psikologjikisht toksike”. Ky është një vetëkarakterizim, të cilin shkencëtarët nuk e pranojnë. Këta burra e bëjnë këtë vetëkarakterizim dhe vetemërtim si “psikologjikisht të toksikuar”, vetëm e vetëm që t’i shpëtojnë ndëshkimit për krimin e prostitucionit. Ata, në këtë mënyrë, e konsiderojnë të gabuar kriminalizimin e prostitucionit nga ligji, në vendet ku prostitucioni është i ndaluar.

Kush e vuan aktivitetin toksik të këtyre burrave?

Përgjigja për këtë pyetje është e qartë: Këtë aktivitet toksik të burrave e vuajnë gratë. Janë ato që, në fund të fundit, dëmtohen psikologjikisht dhe fizikisht prej këtyre burrave të toksikuar.

Abuzimi psikologjik i prostitutave: Vetëm përpjekja që ato bëjnë për të veçuar emocionet, nga shitja e intimitetit seksual si mall, është një traumë shumë e madhe psikologjike.

Abuzimi fizik i prostitutave: Ato abuzohen akoma më shumë fizikisht në duart e “kurvarëve”. Në raportin vjetor të vitit 2006 të KARO-s (një organizatë që përpiqet të luftojë prostitucionin në një zonë që ndan Gjermaninë nga Republika Ceke), ishin regjistruar shumë incidente brutale, që lidhen me shitjen e seksit. Edhe në Amerikë, prostitutat janë subjekt i violencës së shkallës më të lartë.

Sipas ekspertëve, prostitucioni nuk është një profesion që gratë e ushtrojnë ngaqë u pëlqen kjo punë. Në web-sitin e KARO-s thuhet: “Vetëm fare pak gra, kanë thënë ndonjëherë, se ato vullnetarisht janë bërë prostituta”.

Për të gjithë duhet të jetë e qartë, se gratë hyjnë në tregtinë e seksit të detyruara nga varfëria, nga adiksioni me drogat dhe nga frika e tutorëve tepër violentë.

Sipas shumë ekspertëve në këtë fushë, prostitucionin nuk e mbajnë dhe zhvillimin e tij nuk e stimulojnë punonjëset femra të seksit. Biznesi i prostitucionit mbijeton dhe zhvillohet, sepse ekzistojnë legjione të tëra me burra që kërkojnë lulëzimin e tij. Të gjithë këta legjionarë të prostitucionit, pa asnjë dyshim, kanë probleme në marrëdhëniet me gratë e tyre.

Në vitin 1999, në Suedi, ka filluar një lëvizje racionale kundër prostitucionit. Sipas kësaj lëvizjeje, shitja e seksit prej grave konsiderohet si aktivitet legal, por blerja e tij prej “kurvarëve” konsiderohet aktivitet jo legal. Kjo lëvizje është përqafuar edhe në Amerikë. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është që të dekurajojë burrat dhunues të grave, nga kryerja e një akti që konsiderohet si një krim kundër grave. Kjo do të thotë që, policia, kur zbulon një vatër prostitucioni në një motel, hotel, ose vend tjetër, nuk duhet të arrestojë gratë prostituta, por duhet të arrestojë myshterinjtë e tyre burra. Vetëm duke dënuar “kurvarët”, që e mbajnë gjallë prostitucionin, do të luftohet kjo e keqe shoqërore.

Iu ktheva edhe njëherë tjetër, në këtë moment, temës së prostitucionit për disa arsye:

E para, sepse prostitucioni është një vuajtje e rëndë e shoqërisë shqiptare. Për këtë flitet kudo dhe thuhet se ka arritur përhapje të konsiderueshme, veçanërisht trafikimi i vajzave dhe grave shqiptare kudo në botë.

E dyta, sepse shpesh dëgjohen zëra që kërkojnë legalizimin e prostitucionit. Këto zëra sjellin shumë arsye që e justifikojnë legalizimin e prostitucionit. Mendoj se ky është një problem shumë kompleks. Ka shumë faktorë që duhet të mbahen parasysh në këtë vendimmarrje dhe e gjykova me vend, që të dhënat që solla në këtë artikull, lidhur me prostitucionin, vlejnë që të merren parasysh nga personat kompetentë.

E treta, sepse dëshiroj të theksoj se këto fakte botërore lidhur me prostitucionin, veçanërisht, diskutimi i sociologes Mansson në Këshillin e Europës, është një shembull i shkëlqyer që tregon se me sa forcë duhet të luftojë opinioni shoqëror kundër prostitucionit.

Së katërti, zgjedhjet e 28 qershorit e rritën shumë numrin e deputeteve femra në Kuvendin e Shqipërisë. Në fushatën parazgjedhore, ato folën për shumë gjëra, por asnjëra nuk bëri fushatë kundër murtajës prostitucion dhe të dilte në mbrojtje të të drejtave të grave të përfshira në këtë aktivitet (nëse nuk jam korrekt, kërkoj falje botërisht.) Uroj që lufta e tyre, në organin e ri ligjvënës, në mbrojtje të të drejtave të grave lidhur me prostitucionin dhe për një shoqëri më të shëndetshme, të jetë më e suksesshme.


PYETJE-PËRGJIGJE : A SHKAKTON SEKSI STRES?

Doktor! Jam një adoleshent dhe kam dy pyetje për ju:
E para, a ka mundësi që duke bërë shumë seks, kjo të bëhet shkak për stres të keq? Këtë e kam dëgjuar nga një mësuesi im.

E dyta: A e tonizon seksi trupin dhe a bën seksi që të shtosh në peshë dhe të rriten muskujt? Faleminderit!

Përgjigje: Ti dhe mësuesi yt, e keni një të drejtë kur mendoni se eksitimi dhe aktiviteti seksual, shkakton rritje të përkohshme të tensionit të gjakut, shpeshtim të frymëmarrjes dhe të punës së zemrës, midis shumë ndryshimeve të tjera fiziologjike. Në fakt, është rritja e tensionit të gjakut që mbush gjenitalet me gjak dhe i bën ato të afta për performancën dhe kënaqësinë seksuale. Siç e kupton, kjo është një gjendje stresore e kënaqshme, pozitive, natyrale. Këto ndryshime fiziologjike natyrale, nuk janë “stres i keq” dhe të dëmshme për trupin.

Përgjigja e trupit ndaj seksit, pasohet me një gjendje relaksimi të thellë, më e thellë nga para fillimit të aktivitetit seksual, që pasohet e kompletohet me një rënie të tensionit dhe aktivitetit të trurit.

Tani, konkluzionin bëje vetë! Unë vetëm do të shtoj se, përveç ushtrimit fizik, që është aktivitet kundër stresit, aktiviteti seksual ka edhe shumë elementë të tjerë kundër stresit. Gjendja e gëzuar dhe të qeshurat, bisedat me mikeshën e zëmrës, numri i madh i aktiviteteve të hareshme që kryeni dhe seksi i sigurt, janë vërtet mënyrat më të mira që e ndihmojnë çdo person që të çlirohet nga stresi.

Jeni apo nuk jeni, sot, seksualisht aktiv, trupi është ndërtuar për aktivitet seksual dhe për reaksionet fiziologjike që e shoqërojnë atë. Kjo që sapo thashë, natyrisht, nuk do të thotë aspak se nuk mund të ndeshemi me një diapazon të gjerë faktorësh negativë e të dëmshëm gjatë marrëdhënieve. Ka sfida seksuale, ka shqetësime midis partnerëve, ka gabime seksuale dhe të gjitha këto ndikojnë negativisht. Por, komunikimi i mirë me partnerin ose partneren dhe marrja e masave mbrojtëse të përshtatshme, janë me shumë rëndësi për ta bërë seksin një aktivitet relativisht pa stres.

Jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit duhet t’i rregullojnë praktikat e tyre seksuale, që t’u përshtaten ndryshimeve të libidos, përgjigjes fizike dhe shqetësimeve të shëndetit që ata kanë. Operacionet e sapokryera, sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lartë, ankthi, depresioni dhe disa lloje medikamentesh, mund të prishin interesin për seks të një personi të caktuar, po ashtu prishin edhe aftësinë e tij fizike për t’u përgjigjur seksualisht. Kryerja e marrëdhënieve seksuale është e mundur në çdo moshë, ndonëse partnerëve mund t’u duhet të harxhojnë më shumë kohë, ose të eksperimentojnë aktivitete dhe teknika të ndryshme seksuale. Me rëndësi është që partnerët të kuptojnë forcat dhe dobësitë e njëri-tjetrit

Lidhur me pyetjen e dytë, duhet të dish se seksi është tonizues i fortë, veçanërisht për sistemin nervor qendror. Pavarësisht se si dhe ku bëni seks, kjo sigurisht është edhe aktivitet fizik, por jo aq sa të ndikojë në masën muskulore dhe peshën trupore. Në çdo rast, seksi influencon për mirë në shëndetin e përgjithshëm. Të kesh parasysh se, kur bën seks, gjej mundësinë që në mënyrë rutine të besh edhe ushtrime “bodybildingu” të përshtatshme. Mos harroni, gjithçka që do të bëni gjatë marrëdhënies seksuale, duhet ta bëni me dëshirën e partnerit tjetër.

Pyetjen tënde e konsideroj me rëndësi, sepse ajo tregon që informacionin dhe historitë që dëgjojmë nga mësuesit, miqtë, prindërit dhe media, ne e ngulitim në kokë dhe bëjmë që të rritim gëzimin e jetës.

Siç e shikon, nuk është kurrë vonë për të pyetur dhe për të mësuar.

Paç fat dhe shëndet,
Doktori.

Offline

 

19.09.2015 22:46:52

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting