FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 20.09.2015 04:37:55

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Dëshironi të jeni më e mira në seks?

Anabel Najt, prezenter dhe ekspert për seks dhe lidhje, ju jep disa këshilla se si ta arrini atë. Nëse dëshironi të bëheni partnerja më e mirë seksuale duhet që t’i dini këto gjëra:

Seksi i mirë fillon jashtë dhomës së fjetjes

Edhe para se të hyni në dhomë, mund të filloni me “nxehje” të situatës. Kuptojeni si paralojë të paralojës, luajeni ndonjë lojë të ndryshme, dërgojini mesazhe të nxehta derisa është në punë, priteni me një darkë romantike apo jepni një masazh.

Bëhuni të gatshme për eksperimente

Nuk duhet të frikoheni nga eksperimentimet, kjo nuk do të thotë të përdorni kamxhikë, zinxhira dhe pranga policie (edhe këto munden!), por duhet të jeni të gatshme për gjëra të reja. Lejoni që t`ua lidh sytë, pasiqë ashtu do të koncentroheni tek shqisat tjera. Lidheni partnerin dhe merrni ca akull nga frigoriferi, lozni me zonat e tij erogjene. Përdoreni imagjinatën.

Lubrifikohuni

Kur është puna për seks, është mirë që të jeni mirë të lubrifikuara. Lubrikantët që shtyejnë orgazmën apo ato që e ngrohin “atë” janë gjëra të dëshirueshme. Nëse luani me penisin, e mbani në duar të cilët janë të lubrifikuara, do të shëndrrohet në lojë të pëlqyeshme për të dy.

Mos harroni pjesën mes anusit dhe penisit

Pjesa mes testiseve dhe anusit ka përfundime të shumta nervore dhe është zona më erogjene në trupin mashkullor. Shtypeni me butësi me majen e gishtave dhe bëni masazh. Përcjelleni reagimin e tij dhe përshtatuni sipas reagimeve. Nëse këtë gjë e bëni gjatë klimaksit, orgazmi i tij do të jetë edhe më i fortë dhe mund që t’i zgjasë më shumë.

Mbani kontakt me sytë

Kur shikoni dikë në sy, krijoni intimitet dhe ndjesi intensive, sidomos kur fytyrat janë vetëm disa centimetra larg njëra-tjetrës. Mirëpo mos shikoni gjatë tërë kohës sepse ajo mund që ta frikësojë, disa sekonda herë-pas-here janë të pëlqyeshme dhe të mjaftueshme.

Merreni kontrollin

Meshkujve ju pëqen kur femrat marrin kontrolin, herë-pas-here. Iniconi seks dhe mos e lejoni që ai të marrë kontrollin nga ju – hypni mbi të dhe vendosni se si do të rrjedhin gjërat. Lidhja e duarve nuk është vetëm seksi por është edhe një akt intim për të cilin duhet besim i ndërsjelltë mes partnerëve, provojeni. Nëse ai nuk dëshiron të jetë i dominuar, vetëm iniconi seks dhe lereni atë të marrë kontrollin.

Offline

 

20.09.2015 04:37:55

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting