FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 20.09.2015 04:42:27

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Kjo është domethënia e ëndrrave me seks

Me siguri ju ka ndodhur që t’ju shfaqet në ëndërr një “mysafir i paftuar”, ndonjë me të cilin nuk e ndani krevatin.

Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se doni ta tradhtoni partnerin. Personin që e ëndërroni zakonisht ka të bëjë me atë se cfarë ndodhë thellë në psiqikën tuaj.

Truri në gjendje të ëndrrave ju tregon se cka ju mungon në jetë, ndërsa seksi e simbolizon dëshirën që këtë kualitet ta arrini në jetën tuaj.

Seks me ish-in

Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, vecanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ishi është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.

Seks me një të panjohur

Para se të mendoni në dicka tjetër, duhet ta dini se i panjohuri jeni ju vetë. Kohëve të fundit a keni bërë dicka jashtë rutinës suaj, dicka që kërkon guxim ose kurajo të vecantë ? ai i panjohur ka hyrë në ëndrrën tuaj si dëshmi se ju jeni krenarë për arritjet tuaja. Njerëzit janë shumë narcizoidë në ëndrrat e tyre, thonë ekspertët. Pyeteni veten se si e shihni veten tek ai personazh.

Seks i ndaluar

Nëse në gjum ju shfaqet burri i shoqes më të mirë, nuk do të thotë se ju tërhjek, por ndooshta ka dicka që i mungon burrit tuaj.

Seks me femër

Nuk ka asnjë arsye menjëherë të mendoni se e keni ndryshuar orientimin tuaj seksual. Jeni krenare për atributet e juaja femërore dhe kjo ëndërr më shumë i feston arritjet e juaja sesa që asocion në dëshirat e juaja seksuale jonormale.

Offline

 

20.09.2015 04:42:27

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting