FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 22.01.2008 02:56:31

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Dhimbje dhe kenaqesi/Tregim

Me sytё e lodhur nga pagjumёsia shihte gotёn me aperitiv Negroni. Gota ishte thuajse bosh dhe ai porositi nje tjetёr aperitiv i cili ose do t’ja freskonte me tepёr kujtimin e largёt qe i kishte pushtuar mendjen, ose do ta bёnte tё harronte gjithçka, ndofta pёrgjithmonё!

Skena nuk ndryshonte shumё nga kujtimi i tij i largёt. Ndryshonin vetem forma e gotave, ngjyrat dhe shija e pijeve.

Dikur gota ishte me madheshtore me birrè bavareze ndersa kёsaj here gota qe mё e vogёl me aperitivin Negroni, ngjyra e tё cilit i shkonte shumё pёr shtat asaj nate tё shtune.

Nuk iu duk aspak se ndryshimi qёndronte tek njerёzit. Nё fund tё fundit ata ishin tё pandryshueshёm ne veset e tyre, pavarёsisht nga origjina , pamja e jashtme apo nga epoka qё jetonin.

“ Ndodh kёshtu prej mijёra vitesh e s’ka pёr tё ndryshuar kurrё asgjё” tha me vete ai kёtё shprehje shumё tё pёrdorur prej tij, por duke qenё se asgjё s’kishte ndryshuar e s’do tё ndryshonte kurrё ndonjeherё, atёherё pёr çfarё arsyeje Atij i nevojitej tё ndryshonte shprehjen e preferuar!?



E dashura e tij po bёnte pak a shumё atё qё ai dёshironte tё mos pёrsёritej, por pёr dreq skena po pёrsèritej nё lokalin e natёs. “ tё paktёn tё mos shkoj tek salla e bilardos, sepse do te ishte nje film qè unё e di pёrmendsh” mendoi ai kur pa se ajo fliste pa ndrojtje disa metra larg tij nje djalё tjetёr. Tingujt e muzikёs vёshtirёsonin dialogun dhe njerёzit afronin gojёn tek veshi i tjetrit pёr tu kuptuar. Pa atё tjetrin qё seç po bёnte nё celular e mё pas e kuptoj qё ajo po i jepte numrin e telefonit.



Aperitivi i kthjelloj kujtimin e largёt kur ai me nje grup shokёsh kishin shkuar pёr qejf nё nje Disko-Pub.

E dashura e tij e asokohe qe fyer nga sjellja e tij nё pistёn e vallёzimit dhe papandehur pati pёrgatitur hakmarrjen e saj.

“Nuk duhet tё vallёzoje nё ate mёnyrё pranё asaj tjetrёs duke qenё i shoqeruar me femrёn tёnde” i kishte thёnё shoku i tij i ngushtё.

“po ajo s’donte tё kёrcente?” qe shfajёsuar ai.

“S’ka rёndёsi, ti s’duhet tё bёje ashtu, dukej sikur doje t’i haje gjoksin dhe kur u pёrkule pak me ato pёrdredhjet e tua unё mendova se do t’i puthje ose barkun e zbuluar, ose kofshёt qё minifundi i saj nxirrte nё pah.”

Arsyetimi i shokut dukej llogjik deri diku. “ Unё isha gati pёr ta rrahur atё lepurushin, por atё qё bёre ti s’mund tё besoj. Si mund t’i thuash dashnores tёnde: Unё uroj qё ti tё argetohesh e dashur! E kupton qё mё çmende fare?”

“unё dal nga shtёpia pёr qejf dhe jo pёr tё rrahur njerёz. E çfarё do tè fitoja? Do pёrfundoja nё burg dhe ajo do shkonte te argёtohej me atё “lepurushin” siç e quajte ti. S’ke ç’bёn. Do tё thuash ti qё me atё tipin nuk ёshtё e thёne qё ajo tё argetohet, mundet edhe tё vuaj, por ka ca kohё qё nё trurin tim ka lindur ideja se kur njerёzit arrijnё shumё kёnaqёsi me nje partner, ateherё bёn vaki tё shkojnё me njё tjetёr pёr tё vuajtur ose pёrjetuar dhimbje. Ndёrsa kur vuajne me partnerin atёherё kanё edhe me tepёr arsye pёr tё kёrkuar kёnaqёsinё tjetёrkund. Thjesht njerёzit s’kёnaqen kurrё me atё qё kanё”

“Mjaft, me kёto pèrralla, ti je i dehur ose po tallesh me mua!”

“Unё e pranoj qё mund tё jem i dehur, por njekohёsisht e di se gabova me sjelljen time gjatё vallёzimit, por jo kur ajo mё kёrkoj leje pёr tё ikur me atё tjetrin. Ajo kёrkoi leje dhe unё ja dhashё. I çudita tё gjithё dhe akoma mё tepёr vetveten. Unё s’bёra gjё tjetёr veç se pagova gabimin tim”
Kёtu kishte pёrfunduar biseda midis dy shokёve.



Ai vёshtroi me bisht tё syrit vajzёn pranё atij tjetrit dhe vendosi te sqarohej me kundёrshtarin, ngaqё s’kishte ndёrmend t’i thoshte vajzёs “unё uroj qё ti tё argetohesh me kёtё mikun”. S’do t’i pelqente te rishikonte te njejten skene si dikur kur ish e dashura pati shqyer syte nga habia. Qe fare e lehte te parashikohej ngjarja, habia, ankthi dhe sherri i pashmangshem. Vetem se ai kesaj here nuk ndihej fajtor si dikur kur e teproi me ate tjetren. Kesaj here ai qe me ndergjegje te qete dhe me nje dhurate te vogel ne makine qe do t’ja jepte ne fund te mbremjes.

:auto:

Nxorri nga kuleta te hollat dhe pagoi pijet e tij dhe te vajzes. Eci drejt atyre te dyve me vendosmёri e befas djali tjetёr iku me ngut I trembur se do hante ndonje grusht turinjve.

- Dёgjo e dashur. A e pe si iku ai miku yt dhe unё s’kisha ndermendje tё bёja sherr. Sonte ti je me mua dhe do qёndrosh me mua deri ne fund. Nesёr bёj çfarё tё duash dhe mos harro qё unё kam njё epёrsi nё kёtё rast. Pasi unё s’kam dёshire tё tё mbush mendjen ty se çfarё ёshtё mё e mira pёr ty. Ti bёj pёrzgjedhjen tёnde pa frikё. Vetёm ti e di nёse tё pёlqen dhimbja apo kёnaqёsia, por kam pёrshtypjen se tё pёlqejnё tё dyja bashkё, tё pandara.- Ai ngriti zerin me shprese qё ajo do tё dёgjonte çdo fjalё



Vajza degjonte pa folur me sy qё shprehnin habi e moskuptim.

- E mos me thuaj qё jam i dehur apo xheloz i semure, pёr tё gjetur njё justifikim!-



Ai e mbёrtheu nga dora dhe e tёrhoqi jashtё lokalit. Hipёn nё veturёn e djalit dhe rrugёn deri poshte banesёs sё saj e bёnё nё heshtje.

- Kam nje peshqesh pёr ty, ndofta do tё jetё edhe i fundit. – tha ai duke i dhёnё njё pako tё vogёl.

Ajo hapi kutinё me duart e saj tё shkathёta. Ai kishte vёnё re se duart e vajzave bёheshin mё tё shkathёta kur hapnin pakot e dhuratave.

-Wow! O Zot! Çfarё njeriu je? Foli goca mё nё fund e çuditur nga dhurata.

Bёhej fjale pёr njё vibrator pёr kёnaqesira femёrore.

- Unё doja qё ti tё kёnaqeshe dhe …….. ,- tha ai.



- Je shumё i çuditshёm! Mё fal pёr atё qё bёra i dashur.-



- Unё nuk e di nёse ti e meriton faljen time dhe do tё doja tё mendohesha pak. Flasim nesёr se tani dua te fle gjumё.
Ajo ngeli e ngrirё dhe ai e kujtoj se duhej tё zbriste nga makina







Nuk di si tё sillesh me njerёzit, mendoi ai pёrgjumshёm nё shtratin e tij.

Ashtu si nёpёr ёndrra iu duk sikur dёgjoi zhurrmёn e vibratorit tё vajzёs e cila po luante.

“ tё paktёn tё mos bёrtasi kur te vij nё qejf, se do mё prishi gjumin. Eh ç’kusur ja kam unё?” Foli pёrçart ai.

Offline

 

22.01.2008 02:56:31

AdBot
Advertisements

#2 11.09.2008 11:35:29

Stallone
Guest

Re: Dhimbje dhe kenaqesi/Tregim

Ne fakt nje shokut tim nje here i kemi ba dhurate nje vagine femre .....

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting