FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.11.2006 12:09:17

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Jo seksit, jemi të martuar!

Jo seksit, jemi të martuar!
   
Gjate jetes se nje cifti, te martuar ose jo, por, gjithsesi te konsoliduar dhe prej disa kohesh bashke, ka nje tabu per te cilen askush nuk guxon te flase; seksi ose me mire mungesa e nje jete seksuale ne nje marredhenie qe zgjat. Te pakten keshtu konfirmon nje liber shume i shitur ne SHBA, si dhe nje sondazh i nje gazete te rendesishme britanike. Te dyja bazohen ne deshmi dhe te dhena empirike, me shume se ne sondazhe shkencore. Ato pohojne se per te kuptuar fenomenin, duhen permbysur apo interpretuar ndryshe shifrat zyrtare, pasi ato nuk jane shume shpesh te sinqerta. Sondazhi tregon per shembull, nje statistike te tille; nje britanik ben seks 118 here ne vit, pra nje here ne tri dite, pothuajse. Por, a thone te verteten burrat dhe grate dhe mbi te gjitha sa nga keto 118 marredhenie seksuale jane mes burrit dhe gruas? Sa jane jashte marteses apo bashkejeteses? Suksesi qe seksologia Esther Perel sjell me konferencat e saj publike, duket se tregon qe mungesa e jetes seksuale gjate jetes se nje cifti eshte nje fenomen shume i perhapur. Ne librin e saj “Riprodhimi problematik; si te ‘pajtojme’ erotizmin me jeten e perditshme”, autorja thekson se jeta seksuale, reduktohet me ritme te ngadalta deri ne zhdukjen e saj te plote ne ciftet qe jetojne bashke prej kohesh. Ne keto cifte, te vetmet qe i mbijetojne jetes se perditshme jane disa perkedhelje te vogla dhe puthje te rastit. Ne te njejten perfundim ka arritur edhe Polly Vernon, gazetare e “Observer”-it te Londres, ne perfundim te sondazhit te saj: Miqte e mi dhe koleget e martuar nuk flasin per jeten e tyre seksuale.

“Me kurajozet thjesht bejne ndonje shaka, por zakonisht ky eshte lloji i bisedes qe evitohet. Per shkak te turpit, solidaritetit ndaj partnerit apo per shkak te faktit se seksi konsiderohet si nje lloj barometri i raportit ne vetvete. Jetojme ne nje shoqeri te rrethuar nga “seksi”, te bombarduar nga imazhet provokative, por nuk guxojme te hapim goje per kete ceshtje shume te rendesishme te jetes ne cift”, - thote gazetarja. Ne librin e botuar nga doktoresha amerikane, paraqitet te pakten nje teze qe e justifikon te gjithe kete. “Dashuria, ndjenja qe lind ne raportet e zgjatura per te lulezuar ka nevoje per intimitet, familjaritet, kujdes, siguri, komunikim dhe sinqeritet. Nderkohe qe deshira, motori i jetes seksuale te cdo njeriu ka nevoje per te kunderten; distance, pasiguri, surpriza, tension emotiv dhe fshehtesi”. Po, atehere si t’i “pajtojme” keto dy ndjenja te ndryshme; dashurine dhe erosin? Nuk ka nje formule te sakte per kete, shprehet autorja e librit, por ajo thekson se te pakten debati duhet hapur patjeter. “Ideja se nje cift qe eshte bashke prej vitesh ka edhe nje jete seksuale fantastike, eshte relativisht e re”, - shton ajo. Psikologe te tjere theksojne se sot, edhe pse ne moshen e trete, mund te ndjehesh i ri, ndoshta me femije te rritur, karriere te perfunduar, me shume siguri per ate qe kerkon nga jeta. Ndaj, rastis te shohim ndonje kolege te sapodivorcuar qe puthet me pasion ne publik me partnerin e ri dhe menjehere pyesim veten nese mund te provojme te njejten ndjesi. Psikologet theksojne se nuk eshte seksi gjithcka qe kerkojme. Ne thelb, ajo qe njerezit kerkojne eshte energjia, ndjesia e rilindjes, dritherima e momentit.

Intimitet, familjaritet, kujdes, siguri, komunikim, sinqeritet
distance, pasiguri, risi, surpriza, tension emotiv, fshehtesi

* 75 perqind
Per 75 per qind te menaxhereve amerikane, terheqja e personelit te talentuar eshte prioritet kryesor
* 51 dite
Koha per te zevendesuar nje menaxher te afte eshte rritur ne 51 dite nga 37 qe ka qene dhjete vjet me pare
* 1ne3 Propozime
Nje ne tre punonjes merr oferta nga kompanite e tjera per te ndryshuar punen

Rregullat

T’i japesh pervojes dhe talentit te njejten rendesi
Te kryesh kontrolle te brendshme lidhur me kodin e etikes
Te kesh parasysh se talenti mund te zbulohet me vonese e ne menyre te pazakonte

Sektoret e rendesishem

Industria e teknologjise se larte
Bankat e financa
Shoqerite e konsulences

Offline

 

02.11.2006 12:09:17

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting