FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 06.04.2007 02:41:52

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Edukata Seksuale - I

Do te publikojme nje seri artikujsh qe kane te bejne me edukaten seksuale te grupmoshave qe sapo kalojne fazen e adoleshences. Artikujt e meposhtem duhet te lexohen vetem nga ata qe kane mbushur te pakten 18 vjec. Ate qe e kane kaq te veshtire ta bejne prinderit tuaj, po e bejme ne me qellimin qe ju te jeni te informuar dhe te dini te mbroni shendetin dhe mireqenien tuaj.

Asnjë prej nesh nuk mund ta thotë me saktësi se sa të kënaqshme do të jenë kontaktet e ndryshme seksuale që do të kemi ose se çfarë rezultati do të kenë ato. Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për partnerët tanë, marrdhëniet seksuale që kryejmë dhe kënaqësinë që marrim. Këto përvoja kërkojnë një eksplorim dhe njohje të thellë të trupit tuaj nga ju dhe/ose të trupit të të tjerëve.Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund të zhvillojë njohuritë tuaja në të kuptuarit e trupit, të ndjesive dhe të mënyrës se si reagon ai.Masturbimi është një nga mënyrat e këtij eksplorimi. Të masturbosh do të thotë të luash me organet e tua seksuale, t’u bësh atyre masazh ose t’i fërkosh me duar për të përftuar kënaqësi seksuale. Masturbimi është një fomë e shprehjes seksuale dhe mund të çlirojë tensionet seksuale. Në disa kultura njerëzve u thuhet se masturbimi të dëmton, por për këtë nuk ka prova mjeksore. Pra, pavarësisht nga çfarë mund t’ju thuhet për këtë çështje, nga masturbimi nuk ju vjen asnjë dëm. Natyrisht, ju nuk keni pse të masturboni nëqoftëse nuk doni ta bëni një gjë të tillë.

Bashkudhëtarët tuaj

Marrdhëniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrdhënie heteroseksuale ose të drejtpërdrejta. Ndërsa marrdhëniet midis partnerëve të të njëjtit seks quhen marrdhënie homoseksuale. Meshkujt homoseksualë kanë tërheqje seksuale ndaj meshkujve të tjerë. Ndërsa
femrat lesbike kanë tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera. Disa njerëz e dinë që janë homoseksualë që në moshë të vogël dhe janë shumë të qetë për këtë fakt. Disa të tjerë mund të mos e dinë këtë, ndërsa shumë të tjerë i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanë frikë ose turp që janë
ndryshe nga të tjerët. Megjithëse shumë njerëz në ditët tona besojnë se preferencat seksuale të njerëzve janë një çështje personale, jeta mund të jetë shumë e vështirë për një homoseksual për shkak të paragjykimeve që shumë njerëz kanë për homoseksualitetin. Madje, në disa vënde homoseksualiteti është ende i paligjshëm. Homoseksualët janë si gjithë të tjerët përsa i përket zotërimit të atij lloji të identitetit seksual që u përshtatet atyre më mirë. Kjo ndryshon nga njëri individ tek tjetri dhe nga njëra marrdhënie tek tjetra. Preferencat seksuale të njeriut mund të ndryshojnë. Disa njerëz janë aktivë nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe me gratë. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizëm.

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrdhënie seksuale po të mos të egzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrdhënie seksuale aktive. Marrdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrdhëniet seksuale ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm. Vendimi për të patur marrdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë. Mund të jetë një
mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrdhënie të tilla. Njerëz të ndryshëm vendosin të fillojnë aktivitetin seksual për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qënit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët/shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin. Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë. Por mos harroni se mund të thoni edhe “jo”. Dhe, pavarësisht nëse thoni “po” ose “jo”, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë.

Offline

 

06.04.2007 02:41:52

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting