FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 06.04.2007 02:44:00

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Cikli i reagimit seksual të njerëzve

Stjuduesit përshkruan katër faza të ciklit të reagimit seksual njerëzor:nxitja,stabilizimi,orgazma dhe zgjidhja.

Faza e nxitjes.Fazja e nxitjes përbën fillimin e eksitimit seksual.Gjatë kësaj faze të dy sekseve u shtohen rrahjet e zemrës,presioni i gjakut dhe u shpeshtohet frymëmarrja.Shtimi i furnizimit me gjak në rajonin gjenital të meshkujve shkakton ngurtësimin e penisit.Femrave u zmadhohet clitoris dhe u kubrifikohet vagina.Të dyja sekseve mund të fillojë t’u skuqet gjoksi e t’u zmadhohen thithat e gjinjve.

Faza e stabilizimit.Gjatë fazës së stabilizimit eksitimi fiziologjik bëhet edhe më i madh.Vazhdon të shpeshtohet frymëmarrja,të shtohen rrahjet e zemrës dhe të rritet presioni i gjakut.Penisi dhe testet e meshkujve zmadhohen edhe më.Ndërsa shtohet furnizimi me gjak,femrave u mufatet edhe vagina dhe gjinjtë.Të dy sekseve u rritet temperatura trupore.

Orgazma.Orgazma është kulmi i nxitjes intensive gjatë së cilës shkarkohet tensioni seksual.Çdo 0,8 sekonda të dy sekseve u ndodhin kontraktime ritmike muskulare të gjenitaleve.Te meshkujt orgazma shoqërohet me ejakulim,me çlirim të menjëhershëm të farës përmes penisit.Nganjëherë meshkujt kanë mundësi ta arrijnë orgazmën brenda 5 minutave nga fillimi i aktivitetit seksual,ndërsa femrave mund t’u duhen rreth 20 minuta.

Faza e zgjidhjes.Faza e zgjidhjes është koha pas orgazmës gjatë së cilës trupi kthehet gradualisht në gjëndjen e mungesës së eksitimit.Femrave u zvoglohet madhësia e gjinjve,e clitoris dhe vaginës.Te meshkujt penisi humbet ngurtësinë dhe testet kthehen në madhësinë e tyre normale. Tek të dy sekset rrahjet e zemrës,presioni i gjakut dhe frymëmarrja kthehen ngadalë në nivelet normale.Në këtë kohë disa njerëz edhe djerësiten.Gjatë fazës së zgjidhjes meshkujt kalojnë në periudhë dobësie gjatë së cilës atyre penisi nuk i ngurtësohet më ose nuk mund të përjetojnë më orgazmë.Periudha e debulesës nuk është fikse:ajo zgjatë nga disa minuta deri në disa orë dhe ka prirje të zgjatet me rritjen në moshë.Femrat nuk kanë periudha debuluese dhe prandaj mund të arrijnë shumë herë orgazmën.
Eksitimi seksual i njerëzve është një dukuri komplekse.Megjithëse reagimi fiziologjik shkaktohet shpesh nga stimulimi fizik i zonave erogjene të trupit(si p.sh.,i gjenitaleve,i gjinjve,i gojës),ai mund të shkaktohet gjithashtu nga faktorë socialë dhe kognitivë.Në fakt,edhe vetëm të menduarit për seksin mund të shkaktojë eksitim në mjaft njerëz.
Disa psikologë nën në dukje se njohja e mënyrës sesi reagojnë seksualisht njerëzit mund të jetë shumë e dobishme për ta.Kjo njohje mund t’i ndihmojë ata të përpunojnë teknika të mira të të bërit dashuri;ajo mund të jetë e dobishme për trajtimin e problemeve seksuale dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë sjelljen njerëzore…..

Offline

 

06.04.2007 02:44:00

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting