FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 06.04.2007 02:57:32

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Diqka rreth sexit

Seksi ben mirë dhe na ben me te bukur. Por, duhet t’i permbahemi rregullave te tekstit te vjeter te shenjte. Te pakten, keshtu na thote një guru i mjekesise

Kamasutra është shume gjera: një manual se si mund te besh dashuri, një tekst i vjeter dhe i nderuar indian, por dhe një liber i mirë mjekesie. Keshtu thote Deepak Chopra, mjeku endokrinolog me origjine indiane, një guru i padiskutueshem i aij Hollivudi që nis nga Madona tek Demi Mur, nga Tom Henks tek Liz Tejlor. Dhe keshtu nga VIP-i ne VIP, te gjithë drejtohen tek “Chopra Center”, ne Carlsbad te Kalifornise. Guruja, njohes i mirë i terapise alternative indiane dhe budiste dhe te terapive për mireqenien, sot perballet me tekstin e shenjte te Kamasutres dhe e riploteson me: “Rruga e Kamasutres. një guide drejt urtesise se trupit”. Dhe shpjegon se te dish te dashurosh do te thote te njihesh, ne trup e ne shpirt; që te kesh një jetë seksuale te kenaqshme do te thote te arrish mireqenien totale, ekstazen. Neurologjia ka shpjeguar lidhjen mes aktivitetit seksual dhe mireqenies fizike, duke vënë ne pune neurotransmetuesit, si seretonina apo dopamina; sepse akti dashuror ka fuqine e dyfishte te na beje te shendetshem dhe te shenjte njekohesisht.

Doktor Chopra, ku konsiston Kamasutra juaj?

“Shume vite me pare zbulova fuqine sheruese te dashurise. Paciente ne gjendje te rende, kur ndiheshin te dashuruar, sheroheshin kunder cdo lloj parashikimi. Te tjere, me pak te semure, por që ndiheshin te vetmuar dhe jo te dashuruar, lengonin dhe vdisnin. Si rrjedhim, kur shpertheu moda e mjekesise që e konsideron trupin dhe mendjen një trup te vetëm, mjaft studime e konfirmojne këtë te dhene, duke treguar se kur një individ ndihet i dashuruar, sistemi i tij imunitar aktivizohet, bashke me një seri neurotransmetuesish celebrale mireberes, siç është dopamina apo serotonina”.

E dime për fuqine e dashurise dhe te komfortit; edhe seksi te fal shendet?

Sigurisht, por shume pak e kuptojne këtë. Sa persona e kuptojne se cdo reaksion kimik mireberes i trupit gjenerohet nga seksi? asnjë sjellje tjeter mund ta këtë këtë kapacitet. Madje edhe hormoni që krijon qumeshtin e nenes dhe u fal nenave te reja një pamje rrezatuese, aktivizohet edhe gjatë raportit seksual. Sistemi imunitar forcohet, keshtu edhe ndjenja e fuqise, e paqes, e te ndjerit te plotesuar dhe e perkatesise. Ne te kaluaren, te gjithë këtë nuk e lidhnin me biokimine: megjithate, edhe pse i kemi keto prova fiziologjike, ende nuk jemi ne gjendje ta shpallim ndrydhjen tone si keqberese ne cdo profil, perfshire dhe ate fizik. Mesazhi i Kamasutres, tashme i mbeshtetur edhe nga provat shkencore, është: Behuni statike dhe do te jeni te shendetshem.

Atehere ta shpallim ndrydhjen si një e keqe: Po me turpin si t’ja bejme?

Turpi është rezultat i kushtezimit social, që është si hipnoza, dhe e ndjenjes se mekatit që është rezultat i doktrinave fetare. Ne këtë sens Kamasutra është një ilac ndaj turpit. Rrit sensualitetin, duke e bere një aspekt te jetës për t’u vënë ne dukje. Turpi shpesh ndjell ate ndjenjen se nuk jemi te mirë sa duhet dhe që s’mund te jemi ndonjehere. Dhe është ky aspekt i dyte që tregohet kaq thelbesor për lumturine: I ben miliona njerez te provojne një ndjenje faji për trupin e tyre. Por, nese seksi dhe mireqenia jane te nderlidhur me njeri-tjetrin, seksi dhe shpirti nuk mund te jene te shkeputur.

Seksi dhe shpirti? Prej kohesh jane terma ne antiteze...

Seksi promovon zbulimin e vetvetes. Deri atehere kur seksi te mos jetë pjese e unit global te një personi, ky i fundit nuk do te arrije ta kuptoje realisht vetveten. Ne Perendim, seksi dhe shpirti jane shkeputur tragjikisht. Nese Testamenti i Vjeter propozonte zakone e sjellje që sot do te rezultonin provokuese, si te papranueshme nga shoqeria (ne vecanti poligamia), Testamenti i Ri, hodhi mbi seksin një perde që ende peshon shume. Sot personat me te devotshem ushqejne paragjykimet me te keqija kundrejt seksualitetit. Nuk është një sekret që për fanatiket, “pastertia” është sinonim i vetpermbajtjes, dhe jeta shpirterore me e paster, ajo e udhehequr nga besimtaret e te dyja sekseve, është e lidhur me kushtin e deliresise. Kamasutra nuk mund te jetë me larg ketij vizioni, që vec te tjerash permban një paradoks te madh: Nese Zoti është Krijuesi, pse e krijoi seksin, kur dinte se do te kthehej ne një burim te keqijash? Ky liber pra, është një alternative laike e dyshimit mijeravjecar te Perendimit se seksualiteti njerezor është një nga gabimet e Zotit. Marr mjaft kerkesa për  ne jeten shpirterore dhe familjare, mbi shendetin, por pak për seksin. Kjo me habit: Seksi dhe dashuria ne teresi, mbetet eksperienca shpirterore me intensive që pjesa me e madhe prej nesh ka ne jetë. Kur biem ne dashuri, kemi ndjesi plotesie dhe fuqie, shohim me qartesi te gjitha mundesite që hapen perpara nesh, jetojme ne një bote ku te vecantat e perditshmerise transformohen ne ekstaze; dhe keto jane cilesite e brendshme te shpirtit.

Pra, seksi dhe dashuria shkojne bashke? Seksi ne vetvete nuk ndihmon për shendetin?

Kur mungon dashuria, seksi rrezikon te behet banal dhe mondan. Ashtu si dashuria, edhe seksi është liri. Por, nuk mund te thuhet se jane automatikisht e njejta gje, sepse me miliona akte dhe fantazi seksuale behen për egoizem, pa gjurmen me te vogel te dashurise. Seksi na ben te lire për te njejten menyre që na liron nga egoja, dhe e ben qesharak dinjitetin dhe vetkontrollin. është eksperienca e vetme e meditimit që shume arrijne te kene ne jetë; por seksi, për te patur një sens, duhet te këtë një sfere interesash ne vlera. Personale, por te thella, që respektohen nga te dy pjesetaret e ciftit.

Ne interpretimin tuaj, Kamasutra është një ushqim për bukurine trupore.

Po. Traditat thone se terheqja vjen mbi te gjitha nga natyrshmeria. Dhe te jesh i natyrshem do te thote te ndihesh rehat edhe me ambiguitetin. Nese ne vend që te vazhdojne te punojne me pikat e tyre te dobeta, personat do te cliroheshin nga ndjenja e fajit dhe e turpit që jane arsyeja e vertete, do te beheshin pafundesisht terheqes. Kur jemi ne rehati me ambiguitetin tone, nuk largojme dashurine dhe nuk kemi frike ta shprehim ne cdo lloj situate.

Te vijme ne thelbin e ceshtjes: çfarë keshillash do te jepni për një seks që te ben mirë?

Kenaqesia seksuale arrihet kur eksperienca ndillet nga gezimi, dhe jo nga nevojshmeria. Shpesh njerezit sjellin ne eksperiencen e tyre seksuale konfliktet dhe nevojat e veta. Nese perdoret për te mbushur keto nevoja, seksi con ne varesi. Kurse, kur derivon nga një sjellje plot gezim, prodhon ekstaze. Te gjitha problemet që i atribuohen seksit, si nevroza, perversitetet, dhuna, abuzimet, ne fakt mund t’i delegohen rezistences, mbylljes dhe ndrydhjes, dhe jo impulseve seksuale ne vetvete. Nese e kemi te lejueshme te zbulojme dhe eksplorojme pa kurrfare pengese impulset tona, deshirat dhe emocionet nuk do te na shtyjne ne ekstreme.

Pra, behet fjale për te mberritur një ekuiliber mes braktisjes se ndjenjave dhe maturise. Por, si?

Kenaqesia është e nevojshme për trupin dhe mireqenien e tij, sikunder ushqimi. Duhet kerkuar me kujdes me maturi. Kur eksperimentojme ekstazen fizike, mistike dhe shpirterore, që është shkalla e fundit e dashurise, mberrijme atje nga ku ishim nisur. Jemi te shenjte dhe shendoshe. Ekstaza është një gjendje energjie ne zanafille. për ta provuar, duhet te kenaqim nevojat tona fizike, sensuale, mistike dhe shpirterore.

Cilat jane hapat e nevojshme për te mberritur ekstazen?

Kamasutra tregon shtate gjendje te dashurise, që bëjnë te njohur shtate ligje shpirterore te dashurise. E para është terheqja, e cila fitohet vetëm me natyrshmerine; e dyta është entuziazmi, kur terheqja mes dy personave është kaq e forte sa mund t’i transportoje pertej perceptimit te perditshem; e treta është bashkesia: ne këtë pike, te dashuruarit kalojne ne territorin e te panjohures, duke marre nga njeri-tjetri ate çfarë vete nuk e kane. Pastaj vjen intimiteti, pika e katert. këtu mishi bashkohet me mishin dhe shpirti me shpirtin. Te jesh intim, nuk do te thote vetëm te besh seks, por ta besh ate pa kufij, pa patur orgazmen si objektiv prej egoisti. E pesta është braktisja e vetvetes: Ligji i braktisjes pranon se te braktisesh ne duart e një personi tjeter është menyra me e mirë për te gjetur unin e vertete. Me pas vjen pasioni, që lidhet me fuzionin e forcave mashkullore dhe femerore prezente ne secilin prej nesh dhe ne fund mberrin ne ekstaze, kur shpirti lengezon nga dashuria dhe ndodh fuzioni i egos individuale me ate kozmike”.

Zemra te vetmuara

është një pjese e jetës nga e cila nuk mund te heqesh dore, e megjithate një e pesta e femrave, ben pa te. Nese jeni duke menduar për gra ne moshe, tashme te pandjeshme ndaj stimujve hormonale, gaboheni. Ne pjesen e femrave që pranon se nuk ka raporte seksuale hyjne, pervec 31.4% te zonjave mes 56 dhe 70 vjec, edhe një perqindje vajzash ne lulen e rinise: rreth 30% mes moshes 18 dhe 25 vjec dhe 18.6% mes 26 dhe 35 vjec. Ne menyre te pergjithshme, jane 67.1% e femrave teke. Te vetmuara ne intimitet, dhe jo vetëm sepse kane zgjedhur keshtu, por për mungesen e një partneri. Lidhja ne cift, me sa duket, është vendimtare për te shijuar një jetë seksuale te kenaqshme. Ne fakt jane te sapofejuarat, ne 81.7% te rasteve, te pasuara nga shtepiaket aspak te deshperuara ne kuoten 70.3%, që tregojne se kane një jetë mjaft te mirë intime, kundrejt 13.4% te femrave singell. Mungesa e një partneri fiks, ne fakt, nuk i lejon raportet e shumefishta te rastesishme siç do steriotipi. Madje: Mes femrave beqare seksualisht aktive, pjesa me e madhe e tyre rrefen se vitin e fundit nuk ka patur me shume se një te dashur. Edhe pse duken me te lira dhe emancipuara se brezi i meparshem, për te gjetur kenaqesine femrat e koheve moderne kerkojne lidhje te qendrueshme. Kur është vetëm një burre ne mes, nuk zhgenjehen nga rezultatet. Por, ajo çfarë është e sigurte, është fakti se nuk ekziston kufi moshe për t’i rënë pas kenaqesise fizike. Sipas kerkimeve, e mendon keshtu me shume se 60% e te intervistuarave, për te cilat seksualiteti ka një rol paresor për te gjithë kohen e ekzistences se tyre. për këtë jane me teper te bindura femrat me te pjekura, te cilat refuzojne idene se erosi shuhet me mberritjen e moshes se trete.

Offline

 

06.04.2007 02:57:32

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting