FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.11.2006 12:11:38

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Gjithë jetën bashkë, a mundemi?

Do të gaboheshim nëse do të mendonim se pasioni zgjat 50 vjet! Janë dy mjekë seksologë që e thonë këtë.Përfaqësojnë të dy kampet, atë mashkullor dhe femëror:Dekodojnë intimitetin tonë, zbulojmë sekretin e skutave në jetën e çifteve. Çdo të thotë të dish të ndash emocionin. Ata zbërthejnë këtë marrëdhënie. Të pyetur nëpër sondazhe, njerëzit deklarojnë, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë se kanë nevojë për një siguri në jetën e tyre të përditshme, në punë, në çift, etj. Mund të themi të njëjtën gjë edhe për seksualitetin?

Dr Sylvain Mimoun – Duke u rikthyer në vitet ’80-të, në anketat lidhur me dëshirën femërore vihej re se një femër ka dëshira seksuale, porse ajo duhet të ndihet e sigurt. Pra çiftet duhet të jenë të sigurt. Tashmë nuk mund të pyesim më se deri në ç’masë kjo siguri mund të bëhet e bezdisshme. Ka një nuancë, ndryshim mes besimit aq sa duhet dhe të mos bërit të mërzitshëm.
Dr Marie-Hélène Colson - Për qëndrueshmërinë të gjitha gratë ëndërrojnë një dashuri të madhe dhe të rrish gjithë jetën bashkë… 50, 60, 70, por jeta është e gjatë. Natyrisht që ato e kanë këtë dëshirë thellë vetes, por ky detaj, kur ato ishin përreth tyre dhe shohin se jeta në çift nuk zgjat më shumë se ... 10 vjet. Një gjë e tillë nuk ka ndryshuar që prej shekullit XIX-të! Vetëm se atëherë rrinin bashkë për 10 vjet pasi burri ishte goxha i moshuar në momentin e martesës, ndërsa sot i jep fund lidhjes me dëshirë për gjërat që nuk të shkojnë më për shtat, duke përfshirë edhe anën seksuale. Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar. Te çiftet e tanishëm është shumë e vështirë të realizohet, kështu që shkojnë drejt ndarjes.


-Sipas statistikave një në dy çifte ndahen! Cili është shpjegimi sipas jush ?


Dr S. M – Do të gaboheshim nëse do të mendonim se pasioni zgjat 50 vjet! Fjala “pasion” bllokon gjithçka. Në pjesën e parë të shekullit XX, zgjidhej një njeri që ishte punëtor dhe që vinte nga e njëjta shtresë sociale. Nëse ishin mirë me njëri-tjetri, ishte se e zbulonin njëri-tjetrin në mënyrë progresive. Pasioni është buka e bardhë që duam ta hamë menjëherë! Nëse nuk bëjmë asgjë, pasioni zgjat vetëm 18 muaj. Ose njerëzit nuk bëjnë asgjë me idenë se fajin e ka gjithmonë tjetri.


Dr M.-H. C.- Për të dalë nga kjo gjendje duhet thënë se në dashuri pasioni i jep një energji që në fillim dhe në vazhdim për çiftin. Ne merremi me punët tona shtëpiake, me paratë, fëmijët, projektet profesionale. Asgjë nuk të flet për anën seksuale.


Dr S. M. “I bëra llogaritë ajo nuk më dëshiron më” apo “ajo më la” është një ngushëllim i përgjithshëm!
Dr M.-H. C. - Dimensioni seksual përhapet gjatë fazave të jetës dhe sipas prioriteteve të momentit. Seksualiteti nuk është asnjëherë linear. Ideali i shkrirjes, i një energjie të vazhdueshme është një gënjeshtër. Kur thuhej se në fillim është më mirë… kjo nuk ka të bëjë me gjërat konkrete, materiale. Por kjo ka të bëjë me aftësinë për të ndarë emocionin.


-Në një anketë, pyetjes “Mendoni shpesh për seksin?” meshkujt i janë përgjigjur “po” në masën 61 për qind, ndërsa femrat 35 për qind. Si ju duket ky raport ?


Dr M.-H. C.-Çiftet përplasen në atë që ka të bëjë me dëshirën seksuale. Një në dy çifte, femra ka më shumë probleme me këtë dëshirë.


Dr S. M. – Vetëm se një gjë e tillë sa vjen dhe po ndryshon! Ka gjithnjë e më shumë burra që flasin për mungesë dëshire. Dhe burrat kanë të njëjtat argumente si dhe femrat. Ata thonë “kur zihesh gjithë ditën nuk ke se si të bësh dashuri në darkë!” ose “ajo më tradhtoi si mund të bëj dashuri me të”. Një çift janë bashkë prej pesë vjetësh dhe ai tenton që ta posedojë sërish. Sot ai nuk do më që ta prekë.


Dr M.-H. C. – Eshtë e vërtetë! Meshkujt kanë hyrë në shekullin XX-të me idenë se femrat kanë dëshira, dhe kjo gjë është bërë për to. Por femrat, në hakmarrje të kësaj dëshire seksuale i vendosin burrat në vendin e detyrimit që t’iu jepen atyre. Kjo nuk shkon.


-Shumë terapeutistë thonë : “çifti përpunohet, besimi përpunohet”. Mund të themi të njëjtën gjë edhe për dëshirën që “përpunohet”?


Dr S. M. – Të përshtatësh një sjellje tjetër joshjeje, të tentosh një tjetër… Kuptimi i lojës humbet shumë shpejt. Një ide e gabuar thotë : “Seksualiteti është instikt është një gjë e lindur”. Por jo ! Nëse dua të improvizoj diçka në piano, duhet që të jem përpjekur edhe pak më përpara.

Dr M.-H. C. – Kujdes, më kujtohet se kam vuajtur pak kur kam luajtur një pjesë në piano. Si punojmë pjesët në piano mund të punojmë edhe për seksualitetin?! Them se seksualiteti ka të bëjë me eksplorimin e trupit tënd dhe atë të partnerit.


Dr S. M. – Ajo që më pëlqen në shembullin e pianos është ndërprerja e improvizimit. E dimë se pjesa më e madhe e çifteve në marrëdhënien e parë nuk është më i miri edhe pse kanë shumë dëshirë. Çdonjëri prej tyre mëson pak nga pak si reagon tjetri për të improvizuar.


Dr M.-H. C.- Atëherë nuk themi më “punë”, por takim dhe braktisje. Kujdes, është shumë e vështirë , braktisja në këtë shoqëri ku duhet të jesh i zoti i vetes. Debate ka gjithnjë, sidomos ato që kanë të bëjnë me femrat. Gjithçka na shtyn të bëhemi edhe më të ëmbël, që të veshim edhe një zhguall edhe në anën seksuale. Por duhet që një gjë e tillë të braktiset për të arritur tek dëshira seksuale.


Dr S. M. – Kur një gjë nuk shkon, iu them çifteve: “Shikoni se çfarë duhet bërë për të ndryshuar. Mos e diskutoni përse” Mos kemi gjë tendencën për ta psikologjisur seksualitetin?


Dr M.-H. C.- Femrat shkojnë drejt seksualitetit nëpërmjet zemrës ndërsa meshkujt nëpërmjet seksualitetit arrijnë në dashuri! Me kalimin e moshës meshkujt arrijnë një dimension dashuror të seksualitetit, ndërkohë që femrat shkojnë në një dimension më trupor.


Dr S. M.- Eshtë e vërtetë, pjesa më e madhe e fermave vazhdojnë të dashurojnë me zemër. Por kur ato duan edhe me trup, atëherë zemra e tyre rreh 100 herë më fort. Nëse një femër ka zgjedhur një të dashur për trupin e saj dhe dashuron edhe me zemër, ajo nuk e do më burrin. Burri nga ana tjetër është gati që të ndajë gjithçka.


-Një partner që nuk do të ishte “as i njëjti dhe as një tjetër”... Pikërisht për këtë do të ëndërrojmë?


Dr M.-H. C- Për një femër, një raport seksual, është gjithnjë “të ftosh një person brenda vetes”. Ankthi i saj është që të jetë e zgjedhur, e parë si shtrati i një luleje. Këtu lind edhe nevoja e të ndjerit unike: këtë e ushqen një femër, ndjenjën e të qënit e dëshiruar. E zgjedhur.


Dr S. M.- Edhe meshkujt duan të jenë gjithnjë e më shumë të vetmit. Të zgjedhur, të dëshiruar....


Dr M.-H. C.- Kjo gjë, pasi kanë kaluar frikën e madhe të angazhimit, që i karakterizon. Problemi tjetër është norma, që pushton gjithçka, kështu që ne kemi nevojë për një seksualitet më shumë se normalja, i vazhdueshëm, që të jetë një kënaqësi më materiale. Na vendos anash çdo realiteti. Ajo që ka rëndësi nuk është as norma, as performanca, është ekuilibri. Harmonia, shija për tjetrin.


Dr S. M. – Të dish që tjetri është ndryshe. Nuk mund të presim gjithçka prej tij. Dhe të fillosh të pyesësh veten: a kam dëshira. Atëherë mund të fillojmë të bëjmë diçka, për të shkuar drejt asaj apo atij. Pikërisht aty është pika e takimit.

Përktheu: Aida Harka

Offline

 

02.11.2006 12:11:38

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting