FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 28.09.2009 09:18:36

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Ushtrime për punonjësit e zyrave

Si ka mundësi që njerëzit që punojnë në zyra janë të predispozuar për të shtuar në peshë? Mendohet se arsyeja për këtë është më shumë e komplikuar se vetëm mungesa e lëvizjeve. Glukoza është burimi energjisë I qelizave tona të trurit. Niveli i glukozës në gjak ulet më shumë gjatë një pune të lodhshme të trurit se sa gjatë ushtrimeve fizike.Kur glukoza na ulet ndjehemi të uritur, në këtë mënyrë organizmi mundohet të rimbushë nivelet e glukozës. Kështu,  kur ne harxhojmë shumë kohë përballë kompjuterit, tentojmë të harxhojmë më pak kalori, por të hamë më shumë ushqim, ne këtë mënyrë duke konsumuar më shumë se sa harxhuar. Ky është shkaku kryesor pse puna mendore rezulton në shtimin e peshës.

Si mund të jenë në formë fizike të mirë punonjësit e zyrave

jeta ne zyre

Megjithëse ekziston një zgjidhje- duhet të kontrollojmë me shumë kujdes konsumimin e ushqimit( duke  konsideruar urine e rreme të përshkruar më lart) dhe të mos harrojmë kurrë aktivitetin fizik. Më poshtë gjenden disa ushtrime interesante. Ato mund të bëhen shumë thjesht në zyrë, pavarësisht nga cfarë keni veshur, qoftë një fund, fustan ose pantallona. Ushtrimet përqëndrohen në muskujt e këmbëve dhe vitheve. Punoni me kurrizin, barkun dhe kraharorin.

Ushtrime për barkun dhe kurrizin

Qëndroni pas një muri ose dollapi në mënyrë të atillë që kurrizi juaj të puthitet pas tij. Uluni në fund të murit dhe qëndroni në këtë pozicion sa më shumë kohë të keni mundësi. Mos u përkulni përpara. Mbajeni kurrizin drejt duke përdorur muskujt e barkut dhe kurrizit tuaj. Në pak sekonda do ti ndjeni në punë muskujt e këmbëve tuaja. Relaksohuni dhe bëni dhe disa sete tjera nga I njëjti ushtrim.

Pompa muri

Më pas, kthehuni në mënyrë të atillë që keni përballë murin dhe mbështetuni në mur me duart tuaja. Do bëni pompa dhe do punoni me pjesën e sipërme të trupit. Këmbët tuaja duhet të jenë aq larg nga muri që kur të jeni në pozicionin që do afroheni me murin gjatë pompave, duhet të krijojet një kënd 45 gradë midis trupit dhe murit. Pompat në mur janë versioni më I thjeshtë I pompave, kështuqë ju duhet të rrisni numrin e tyre deri në 50. Nëse mendoni se ky ushtrim është më I komplikuar, atëre mund të bëni pompa më një dorë duke e mbajtur tjerën pas kurrizit.

Këshillë për ushqimin për një rezultat më të mirë

Kjo këshillë do ti bëjë ditët tuaj në zyrë më pak monotone dhe do të ngrejë gjithashtu humorin tuaj. Pra, sigurohuni që të hani një mollë, dardhe, kos ose lëng në vënd të kafes ose biskotave.
Kalofshi një ditë sa më të mirë në zyrë!

Offline

 

28.09.2009 09:18:36

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting